Organizata për mbrojtjen e mjedisit në Kosovë, EcoZ, e ka quajtur si fitore të vogël, vendimin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për refuzimin e lejes mjedisore për një nga Hidrocentralet që pikën marrëse të ujit e ka në Park.
“Të lumtur që kampanja jonë ka arrit me zgju vëmendje në mbrojtje të Parqeve Kombëtare.
Vazhdojmëëë ,”ka shkruar EcoZ në Facebook.
Ditë më parë, EcoZ filloi kampanjën për mbrojtjen e Parkut Kombëtar të Sharrit nga efektet e hidrocentraleve, një nismë kjo si fushata që nisi në Shqipëri, për mbrojtjen e lumit Vjosa, për të cilin ngriti zërin edhe aktori i Hollywood-it Leonardo Di Caprio.