Ed Sheeran ishte në qytetin e New Yorkut për një shfaqje në Brooklyn dhe shfrytëzoi rastin për të surprizuar një legjendë vendase të quajtur Mike Yung.
Yung, 62 vjeç, u bë viral në vitin 2016 me një video të tij duke kënduar “Unchained Melody” të The Righteous Brothers në një stacion metroje të New Yorkut, gjë që e çoi atë në shfaqjen e tij në “America’s Got Talent” dhe publikimin e një albumi në 2018.
Këngëtari ishte duke filmuar një video në stacionin e metrosë Church Avenue në Brooklyn të hënën, duke kënduar këngën e re “Eyes Closed” të Sheeran, kur vetë 32-vjeçari Sheeran e surprizoi atë, shkruan DailyMail.
Yung nisi të perfomonte, kur Sheeran u ngjit dhe iu bashkua, ndërsa Yung u kthye dhe e përqafoi.
Sheeran e befasoi gjithashtu Yungun me biletat për shfaqjen e tij në Brooklyn në Kings Theatre në Brooklyn, ku ai performoi albumin e tij të ri “Subtract” të plotë për herë të parë në Amerikë.

Yung dhe Sheeran kënduan krah për krah për disa çaste, teksa ylli i muzikës ndalonte herë pas here për ta lënë Yung të vazhdonte vetëm.
Ata e përfunduan këngën dhe Yung tha se artisti ia zbukuroi ditën me befasinë e tij ndërsa Sheeran nxori dy bileta për shfaqjen e tij disa blloqe larg stacionit dhe më pas ndau një përqafim tjetër.
Yung hyri në Instagram të martën, me foto të tij dhe Sheeran në platformën e metrosë së bashku me videon.
Dhe ai postoi një video nga vendi në shfaqje, ku Sheeran dëgjohet duke kënduar “Eyes Closed”, ndërsa publiku e shikonte në heshtje./Katror.info