Numri i ditëve është zgjatur, njashtu sikur lista e bizneseve pjesëmarrëse.
“Tregu i Fundvitit” sivjet do të fillojë nga 24 nëntori, në mënyrë që qytetarët të mund ta shijojnë edhe Ditën e Flamurit, më datë 28, në ambientet e reja. Bulevardi “Xhorxh Bush” e edhe sheshet e tjera do të jenë të stolisura deri më 7 janar të vitit tjetër.
Bizneset patën kohë të aplikojnë deri më 9 nëntor, për t’u zgjedhur 42 prej tyre për shtëpiza e 6 që vijnë me kamionë, njofton Klan Kosova.
Përpos produkteve nga shtëpizat e renovuara këtë vit, qytetarët do të mund të shijojnë edhe programin artistik që po përgatitet. Tregu i sivjetmë ka edhe një risi, që është këndi me lojëra për më të vegjlit.
Gastronomet do të mund të punojnë çdo ditë nga ora 10:00 deri në mesnatë, përpos në datat 31 dhjetor dhe 1 janar, kur shërbime do të ketë deri në 3 pas mesnate. /Katror.info
Përgatiti:
