Sllovakia është një nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Por, pavarësisht kësaj, nga e hëna e 1 janarit, pas liberalizimit të vizave, kosovarët do të mund të udhëtojnë edhe në këtë vend.
Zyra Ndërlidhëse e Sllovakisë në Prishtinë, ka uruar dhe dërguar mesazh për kosovarët, të cilët i fton ta vizitojnë këtë shtet.
“Në Sllovaki ju mund të ndjeheni si një eksplorues i vërtet që është gjithmonë i gatshëm të zbulojë diçka të re”, thuhet në mesazhin Zyrës së BE-së në Prishtinë./Katror.info
