Edhe sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell e me vranësira të shpërndara.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-3m/s.
Mot kryesisht i ngjashëm por me rritje të lehta të temperaturave do të mbajë edhe nesër.
“Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike do të jenë relativisht të mira. Indeksi UV mbetet i lartë dhe mundesishtë duhet respektuar këshillat e IKSHP-së”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./Katror.info