Po vjen edicioni i tretë i programit RLIOF nga data 21 deri më 31 korrik, me një program të larmishëm të koncerteve dhe ngjarjeve interesante, në sheshin ‘Skenderbeu, në Prishtinë.
Kështu ka njoftuar tenori Ramë Lahaj përmes një shkrimi në Facebook, ku ka shkruar se pjesë e këtij edicioni do të jenë yje të njour të operës.
‘’Më 23 korrik, në Gala Mbrëmjen ‘Rame Lahaj & Friends’ do të përjetojmë një performancë mahnitëse nga yjet e njohur të operës. Programi qëndror i këtij edicioni sjellë: Alessandro Safina, tenor, Massimo Cavalletti, baritone, Yulia Suleimanova, soprano, Rame Lahaj, tenor; Dirigjent: Pier Giorgio Morandi, shoqëruar nga Filharmonia e Kosovës”, shkruan Lahaj. /Katror.info
Përgatiti:
