Futbollisti i njohur kosovar Edon Zhegrova i ka dhënë një përkrahje të madhe futbollistit 15 vjeçar, Belgin Jasharit, i cili më 21 prill u sulmua fizikisht gjatë një loje që ekipi i tij e pati ndaj ShF Arsenalit.
Ngjarja e rëndë ngjalli reagime të ashpra nga i gjithë opinioni publik në Kosovë, përfshirë edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila e dënoi ashpër këtë akt.
Lidhur me rastin edhe autoritetet u aktivizuan menjëherë, duke e arrestuar të dyshuarin Januz Faniqi, i cili siç u tha e sulmoi Belginin vetëm pse ishte i komunitetit ashkali.
Të dielèn Belginit i erdhi edhe nje përkrahje nga ylli i Kosovës, Edon Zhegrova, ka njoftuar Klan Kosova.
Ai ia dhuroi Belginit edhe një palë atlete të firmosura.
“Përshëndetje Belgin. Këto patika janë për ty me të tregu që të përkrah unë, kombëtarja, dhe gjithë populli i Kosovës. Kështu, ti vazhdo të punosh dhe ta ndjekësh ëndrrën tënde edhe t’i realizosh ato”, ishte mesazh i Edon Zhegrovës./Katror.info