Një eklips diellor hibrid i pari i këtij lloji në gati 10 vjet u shfaq të mërkurën.
Gjatë kësaj ngjarjeje të rrallë qiellore, hëna kaloi midis Tokës dhe Diellit duke përfshirë pjesë të Australisë, Timorit Lindor dhe Indonezisë, shkruan Euronews.
Eklipsi hibrid filloi mbrëmjen e të mërkurës dhe zgjati deri në orët e mëngjesit, sipas EarthSky.
I njohur ndryshe si një eklips unazor total, një eklips hibrid është një funksion i lakimit të Tokës.
Një eklips total, i krijuar nga hija qendrore dhe më e errët e hënës, e njohur si ombra e saj, shkakton një errësim të shkurtër të qiellit, pasi hëna bllokon pothuajse të gjithë diellin përveç atmosferës së saj të jashtme të zjarrtë nga pamja./Katror.info