katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
    57 minutes ago
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
    56 minutes ago
    Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako
    55 minutes ago
    Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbashkët digjitale
    8 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    10 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    10 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    10 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    10 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    4 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    4 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    7 days ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    7 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    10 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    1 day ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    4 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Ekspozita, muzikë elektronike e diskutime – sugjerimet e Suzanne Podcast për këtë javë!
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Katrori YT

Ekspozita, muzikë elektronike e diskutime – sugjerimet e Suzanne Podcast për këtë javë!

Last updated: 12/05/2025 10:12 AM
82 Shikime
Shpërndaje
Foto: Suzanne Podcast
  1. katror.info>
  2. Katrori YT>
  3. Ekspozita, muzikë elektronike e diskutime – sugjerimet e Suzanne Podcast për këtë javë!

Po mbërrijmë në gjysën e muajit maj, gati edhe gjysa e vitit (khuuu po shpejt po shkon), edhe po shihet që ngjarjet tipike pranverore-verore po shumohen duke na ngashnjy me aktivitete të tona llojeve.

Për këtë javë ju sjellim festivalin e shtatë “Java e Terapisë së Artit” që organizohet në Kino Armata, qendrën Barabar, Residenca 17 dhe Creative Space të OJQ Cicat. Osht edhe ekspozita e Marigona Ademit, kurume nga Shkelzen Maliqi në Han si dhe një diskutim intrigues për projektin e Runikut titullum “Kultura, Kujtesa dhe Kuptimi i Vendlindjes”, organizume nga Fondacioni HAJDE. Ekspozitë fotografish nga Gaspër Sopi keni edhe në Deli Tartinë në Qafë.

Ka edhe muzikë shumë: nga programi i mbushun javor i Chopin Piano Fest, deri te koncerti i kingave të muzikës latine/rome Gipsy Kings në AMC Hall. Në AMC po vjen edhe Thempa i famshëm, ndërsa DJ Ten Walls zbarkon në Temple të Ferizajit. E nëse keni qef me dëgju, me votu, me kesh me muzikën tepër kiç ama shumë zbavitëse të Eurovizionit (edhe ato tu pi birra), Ambasada Zvicërane ju fton për dëgjim publik eurovisionik në Beer Garden. Ejjjj Shkodra Elektronike, qe e reprezenton Shqipnin, neve na pëlqen tepër edhe menzi spo presim me pa tu e kalll skenën me gegnisht 🙂

Mundesh me e lexu edhe...

Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00

Po ju sjellim edhe pak modë, punëdore nga Punë Dritë, një studio simpatike nga Prishtina.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Full house! Shihemi dikah n’qytet

Me pa: Ekspozitë “Transformimi i Botës në Art” nga Marigona Ademi / Hani i 2 Robertëve, Prishtinë

Punimet e Marigona Ademit po na qojnë ka pak mallin e kualitetit përrallor e ëndërrimtar të disa punimeve të Hamdi Bardhit, por Marigona po na vjen tash në Prishtinë me ekspoziten me punime nën titullin “Transformimi i Botës në Art”, që mbahet në galerinë/café Hani i 2 Robertëve, kurume nga dosti jonë Shkelzen Maliqi, e përkrahun nga Ambasada e Francës. Marigona përndryshe osht e lindun në Prishtinë, por si artiste vizuale dhe arkeologe, aktualisht jeton dhe punon në Paris. Ajo osht tu punu në tezën e saj të doktoratës mbi mozaikët romakë në territorin e Moesisë së Epërme. Sipas tekstit për Marigonën botume nga Këshilli i Europës: “pikturat e saj paraqesin peizazhe të ndryshme që shprehin një grumbull përvojash dhe ndjenjash të ndërthuruna, të përcjella nga ngjyrat, energjitë dhe lëvizjet naive e të sinqerta.”

Me marrë pjesë: Festivali “Java e Terapisë së Artit” / Lokacione të ndryshme, Prishtinë

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Java e Terapisë së Artit” osht një festival vjetor që zhvillohet në Prishtinë, i cili synon me promovu randësinë e shëndetit mendor përmes artit dhe me i luftu stigmat që lidhen me këtë temë. Edicioni i shtatë i këtij festivali po mbahet nga data 12 deri më 17 maj 2025.

Gjatë kësaj jave, organizohen aktivitete të ndryshme si punëtori kreative, ekspozita, diskutime publike dhe performanca artistike, të cilat ofrojnë një platformë për individët mu shprehë dhe me reflektu përmes artit. Festivali bashkëpunon me plot organizata joqeveritare dhe organizohet në lokacionet e njoftuna si Kino Armata, qendrën Barebar, Residenca 17 dhe Creative Space të OJQ Cicat. Për ma shumë informacion kqyreni programin në Facebook: Java e Terapisë së Artit.

Me kcy: DJ Themba / AMC Hall, Prishtinë

DJ Themba, i njohun ma parë si Euphorik, osht një producent dhe DJ nga Afrika e Jugut që ka fitu famë ndërkombëtare për përzimjen e muzikës elektronike me elemente të pasuna afrikane. Pas një karriere të suksesshme si Euphonik, Themba nisi një kapitull të ri në vitin 2018, tu u fokusu në një stil ma të thellë dhe emocional të house dhe techno, të frymëzum nga rrajt e tij afrikane. Super vizitë në Prishtinë për një super party në AMC Hall me 17 maj. Biletat i gjeni në RAVE Travel.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me dëgju: Chopin Piano Fest 15 / Lokacione të ndryshme, Prishtinë

Për ditëlindjen e madhe jubilare të 15-të të Chopin Fest shkrujtëm javën e kalume, por festivali po vazhdon, edhe ato me intenzitet të shtum e agjendë të pasun. Sonte e keni “Schubert Trio” me Sihana Badivuku , Violinë, Jelena Oćić , Çello dhe Artem Yasynskyy , Piano. Masnej kani ngjarje me 14, 16, 17 dhe 19 maj me plot top performues nga shtatë shtete, e programin e plotë e gjeni këtu.

Me fol: Bashkëbisedim “Kultura, Kujtesa dhe Kuptimi i Vendlindjes” / Fondacioni Hajde, Grand Hotel, Prishtinë

Kemi shkru gjansisht për super projektin e renovimit të shpisë së kulturës në Runik, por tash edhe ju mundeni me marr pjese në një mashkëbisedim mbi “Ringjalljen Kulturore dhe Përkatësinë Kolektive” – ndërlidhun me këtë projekt të fillum nga Petrit Halilaj dhe Fondacioni Hajde. Ky bashkëbisedim, sipas organizatorëve “fton një shkëmbim mes përvojave personale dhe vizioneve krijuese. Përmes diskutimeve dhe perspektivave të ndryshme, do të shqyrtojmë se si kultura mund të ofrojë strehë, si tregimet formësojnë hapësirën dhe si kuptimi i vendlindjes ndryshon me kohën. Do të flasim për rolin e artit dhe arkitekturës në proceset e rikuperimit pas-konfliktit, politikën e ruajtjes dhe lidhjet emocionale me vendin.” Sounds inspiring! Shihemi në katin e 6t në Grand, me 13 maj në 18.00.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me dëgju: Koncert me Gipsy Kings / AMC Hall, Prishtinë

“Bamboleio, bamboleia, Porque mi vida yo la prefiero vivir así!” Krejt i dijmë kangët, ose i kemi këndu dikah gjysëm të dehun, por Gipsy Kings by Diego Baliardo osht vazhdimi i grupit legjendar Gipsy Kings, i udhëhequn nga Diego Baliardo, njani nga themeluesit origjinal. Me energjinë e rumba flamencos dhe ndikime latine, grupi përçon traditën muzikore rome me brez të ri artistësh, përfshirë nipat e Diegos. Tash po vijnë me 14 maj në AMC Hall të Prishtinë, e ju biletat i gjeni – ku tjetër – në RAVE Travel.

Me dëgju: Koncert i Filharmonisë së Kosovës / Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”, Gjakovë

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës mban koncert në Gjakovë më 15 maj 2025, nga ora 19:30, në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”. Nën dirigjimin e mjeshtrit eminent bullgar Nayden Todorov (Drejtor i Filharmonisë së Sofjes) dhe me pjesëmarrjen e sopranos së mirënjohur Besa Llugiqi, Orkestra ka me pru një koncert tejet të veçantë për publikun e Gjakovës. Në koncert kanë mu interpretu vepra nga kompozitorët shqiptarë Rexho Mulliqi dhe Kreshnik Aliçkaj, si dhe vepra nga kompozitorë botërorë si Giuseppe Verdi, Giacomo Puccini dhe Manuel de Falla.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me dëgju e me festu: Netët e Eurovizionit me Ambasadën Zvicërane / Beer Garden Pub, Prishtinë

Ambasada e Zvicrës në Kosovë ju fton në një Mbramje Eurovisioni për me festu faktin që Zvicra sivjet osht mikpritëse e garës bizare europiane të kangës 2025 në Bazel (kanga e Shkodrës Elektronike ‘Zjerm’ osht spektakël). Kjo përndryshe shënon një rikthim që zvicëranët pe qujnë “historik” të Eurovisionit në Zvicër pas më shumë se tridhjetë vjetë. Ku mbahet:? Beer Garden Pub, Prishtinë. Kur: E enjte, 15 maj 2025, ora 19:00 – 23:30! Mbramja fillon me një kuiz në pub me temën Eurovision x Zvicra e nga ora 21:00, munden me këqyr transmetimin live të gjysmëfinales së dytë të Eurovision-it, drejtpërdrejt nga Bazeli. Fun!

Me pa: Ekspozitë fotografish “Gratë e kësaj bote” nga Gaspër Sopi / Tartinë Deli, Prishtinë

Gaspër Sopi osht fotograf, drejtor artistik dhe ndërmarrës që jeton në Londër por tash po kthehet me 15 maj në Prishtinë me “Gratë e Botës”, ekspozitën e tij të parë fotografike në Kosovë, në deli Tartine (te Kafet e Vogla). Punimet jane realizu gjatë një periudhe prej 10 vitesh, në 17 vende të ndryshme që përfshijnë Amerikën e Jugut dhe të Veriut, Evropën, Afrikën Veriore dhe Azinë. Kjo seri fotografish, sipas autorit “paraqet fragmente të çasteve të përditshme, të papërpunuara, ashtu siç shihen përmes jetëve të grave të botës – duke lëvizur mes përditshmërisë dhe mistikes, nga hapësirat e brendshme në ato të jashtme, nga publiku në privatën, duke festuar qëndrueshmërinë, hirin, bukurinë dhe praninë.” Kjo osht edhe një ngjarje bamirësie që ka për qëllim me mbështë AMC Kosovo – një organizatë që punon për përmirësimin e shëndetit të nanave dhe fëmijëve në Kosovë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me dëgju: Ten Walls / Temple Bar, Ferizaj

Ten Walls osht emri artistik i Marijus Adomaitis, një producent dhe DJ lituanez i njohur për përzierjen e muzikës elektronike me elemente klasike. Pat fitu famë ndërkombëtare në vitin 2014 me singlin instrumental “Walking with Elephants”, i cili arriti vendin e 6-të në UK Singles Chart dhe u bë një hit në skenën e festivaleve evropiane. Tash po vjen me 17 maj në Ferizaj, ne Temple Bar. Adomaitis përndryshe ka një formim të thellë muzikor, duke studiuar fago në Akademinë e Muzikës dhe Teatrit të Lituanisë. Ky formim klasik ndikon në stilin e tij të veçantë, ku bashkon house, techno dhe struktura orkestrale për me kriju një tingull atmosferik dhe emocional.

Mu vesh: PunëDritë / Prishtinë

Punë dore nga PunëDritë! Studioja e modës PunëDritë ofron një koleksion të veshjesh që janë perfekte për festivalet verore. Me dizajne të freskëta, diell-rrezatuese dhe ngjyra të gjalla, teshat tepër pasqyrojnë qat ndjenjën e lirisë dhe gëzimit që i përshtatet atmosferës festive të verës. Materialet duken tepër të lehta dhe të rahatshme, taman për festivale verore që po na presin!

Marrë nga Suzanne Podcast. /Katror.info

TAGGED:Besa LlugiqibisedadiskutimeekspozitaEurovisionFilharmonia e KosovesKatrori ytmuzikesuzanne podcaststophome1

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Panairi i Punës dhe Karrierës mbahet më 4 qershor në Prishtinë
Artikulli i ardhshëm Pedersen shkëlqen sërish, danezi e mbyll me fitore aventurën shqiptare të Giro d’Italia

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut

43 Shikime
Lajme të miraSporti n'Katror

Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”

8 Shikime
Lajme

KQZ certifikon rezultatin zgjedhor: Cilët janë hapat e radhës?

15 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?