Pesë dekada krijimtari të artistes Violeta Xhaferi do të prezantohen nëpërmjet ekspozitës “Rishikime” në Galerinë Kombëtare të Kosovës.
Si një përmbledhje retrospektive e ngjarjeve të ndryshme kohore, Xhaferi do t’i flas publikut me vizatime, kolazhe, piktura, grafika e një instalacion, të gjithë të shoqëruara me materiale arkivore.
“Rishikime” si produkt final i 100 veprave do t’i ngjasoj emrit, duke i ‘rishikuar’ çdo gjë në llupën personale të autores mes botëkuptimeve e kundërshtive.
“Ekspozita synon të nxjerrë në plan të parë veprën e Violeta Xhaferit, puna e së cilës vazhdimisht ka evoluar dhe është shfaqur si përgjigje ndaj zhvillimeve shoqërore në të cilat ajo është përfshirë”, thuhet në njoftimin e GKK-së.
Ekspozita do të hapet më 22 qershor në ora 19:00. /Katror.info