katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    12 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    12 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    12 months ago
    Postimet e fundit
    Komandanti i FSK-së priti në takim Shefin e Mbrojtjes së Turqisë
    1 hour ago
    Kosova dëshmon se plani i Donald Trump për Gazën mund të funksionojë
    1 hour ago
    Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes përmbyll Kursin e Liderit Luftarak
    2 hours ago
    Delegacion i Gjykatës Kushtetuese viziton Turqinë për shkëmbim përvojash
    2 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kanë nisur përgatitjet për festivalin e parë të këndimit koral “Echoes of Ocarina”
    4 minutes ago
    Finalizohen përgatitjet për ngrohjen e QKUK-së, Termokos gati për furnizim
    5 hours ago
    BE shpall datën e nisjes për Sistemin e Hyrje/Daljes, ja si mund të përgatiten udhëtarët
    6 hours ago
    ‘Biblioteka mes traditës dhe inovacionit’, temë e festës së librit
    8 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Taylor Swift publikon albumin e ri
    5 hours ago
    “Do ta ndryshoj monarkinë kur të bëhem mbret”, thotë Princi William
    5 hours ago
    Petrit Halilaj fiton cmimin prestigjioz, paratë i dhuron për Runikun
    22 hours ago
    Aktorja hollivudiane Jane Fonda pro lirisë së fjalës – rikthen Komitetin për Amendamentin e Parë
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI kap vlerën 500 miliardë dollarë
    8 hours ago
    “Minus World” – Gabimi që shpërtheu imagjinatën e lojtarëve të Super Mario Bros
    4 days ago
    Microsoft prezanton qendrën më të fuqishme të të dhënave për AI
    2 weeks ago
    Apple lanson ndryshimin e madh tek iPhone
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Portokalli si frut dhe veçoritë e tij
    2 days ago
    Shqipëria 9 milionë vizitorë të huaj deri në gusht
    5 days ago
    Jo vetëm të shijshme, kokoshkat kanë edhe disa përfitime…
    1 week ago
    Disa mënyra se si ta ngrini rrushin dhe ta shijoni gjatë gjithë vitit!
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Salamanca, qyteti i artë i Spanjës që shkëlqen në vjeshtë
    2 days ago
    Walt Disney World: 54 vite nga hapja e “botës së fantazisë” në Florida
    2 days ago
    4 qytetet që ju sugjerojmë të vizitoni në Maqedoni!
    3 days ago
    Alpinisti bën histori duke zbritur me ski nga Everesti
    4 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Ekspozita, revista e diskutime – Sugjerimet e Suzanne për këtë javë!
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Katrori YT

Ekspozita, revista e diskutime – Sugjerimet e Suzanne për këtë javë!

Last updated: 23/06/2025 10:58 AM
39 Shikime
Shpërndaje
Foto: Suzanne Podcast

Qershori po sillet si naj shoqe a shok që të vjen pa paralajmërim, me syza dielli, një libër nën sqetull, dhe një ftesë për koncert. Kështu nisi kjo javë: me tingujt e parë të Orkestrës Prishtina në Sallën e Kuqe. Nëse të ka marrë malli me hup në mjegull (pak metaforikisht), Blerta Hashani e ka sjellë një ekspozitë “Cicerimat në Mjegull” që flet edhe kur nuk e sheh qartë, në Arkivin e Pejës. Por vera nuk osht me nejt ulun fort, sidomos kur Kampai i Boiler Room dhe Sara të thërrasin me energjinë e Season 4 / Edition 6 e Kultura House.

E nëse do me ndejtë, por jo me fjetë: Galeria 17 po hap dyert për një Artist Talk të INFRARED – një rezidencë që i flet shpirtit të artistit urban me sensin e studios së hapur. Në anën tjetër të qytetit, në Pi.Night, Ismail Myrseli po promovon librin “Memoir 5/5”.

Ndërkohë, Tirana po flet në dy gjuhë: në Bibliotekën Kombëtare është ekspozita që sjell “Kujtesën e Mesdheut” nga antikiteti e deri sot – një shetitje e plotë mes brigjeve të kulturës mesdhetare. Pak më tutje, në Soma Vinyl Station, njerëz të lexum po mbledhen me lexu e debatu Martin Camajn.

Mundesh me e lexu edhe…

Ndërkohë, Anibari pejond po lëviz – filma të animum që udhëtojnë nga qyteti në qytet, nga Kosova në Shqipëri, si nëj karvan nomadik veror.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

E për ata që s’po mjaftohen me pasivitetin e spektatorit – Galeria Kombëtare e Kosovës po sfidon me një lojë kreative: “Kush jam unë?” osht lojë me letra arti për ditët në pllazhë me shoqni apo netët kur rrini n’shpi.

Kjo javë osht si playlistë e mirë verore: lozonjare, e papritun dhe plot me twists & turns: Me pa, me kcy, me lexu, me u shoqnu… edhe me u gëzu që e kemi njoni-tjetrin. Qe edhe një Monday Marks.

Me dëgju: Koncert inaugurues i Orkestrës Prishtina / Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, Prishtinë

Orkestra Prishtina (OPR) osht ansambël i sapothemelum, i zgjanum kamertal, i themelumë si nismë e Komunës së Prishtinës. Tash e kanë koncertin inagurues te Salla e Kuqe, 23 Qershor, 19:00. Thirrjes së Prishtinës për themelim të orkestrës së kryeqytetit iu përgjigj Organizata për bashkëpunime artistike EHO, tu i bo bashkë emra të spikatun, të përzgjedhun me përkushtim nga udhëheqësit e organizatës dhe orkestrës Gresa Broqi (drejtoreshë e EHO), Genc Salihu (drejtor i OPR) dhe Visar Kuçi (koncertmjeshtër i OPR). Super emna! Vizioni i tyne kuratorial “adreson kontrastin mes oazave të reja dhe një ambienti kulturor të djerrë, duke nderuar dhe njëkohësisht avansuar atë që është arritur deri tash.” Arkipelagut jo fort të madh artistik ju bashku edhe një ishull muzikor: Orkestra e Prishtinës!

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me pa: Ekspozita “Cicerimat në Mjegull” e Blerta Hashanit / Instituti Arkiv, Pejë

Për Blerta Hashanin kemi shkrujt edhe ma heret, disa herë bile, se shumë na pëlqen. Tash në Institutin për art bashkohor Arkiv në Pejë, Blerta Hashani sjell një eksplorim poetik mes dritës dhe hijeve, ku natyra bahet protagoniste e heshtun në një dialog të thellë me artin bashkëkohor. Hapja e ekspozitës ka mu mbajt më 28 qershor, ora 11:00 në hapësirat e Arkiv Institute dhe do të jetë e hapun deri më 28 tetor 2025.

Me kcy: Kampai dhe Sara në Season 4 / Edition 6 nga Kultura House / EDHE, Prishtinë

Për herë të parë, EDHE bohet epiqendra e një nate që organizatorët Kultura House premtojnë mu kanë “e pakontrollueshme”: 4 DJ, 6 orë muzikë, nga perëndimi i diellit deri në dritën e hanës. KAMPAI, me debutimin e saj në Boiler Room, sjell energjinë nga India në Prishtinë. SARA ndez skenën me Afro R&B dhe hip-hop. ADRIAN BERISHA rikthen mjeshtërinë lokale, ndërsa TOSKE sjell valët e saja të guximshme muzikore. Pa bileta, pa kufij – thjesht muzikë, ritëm, dhe dashni. Sofalinë s’keni me këqyr njësoj mas kësaj nate.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Mu inspiru & me diskutu: Artist Talk & Open Studio e Rezidenca INFRARED / Galeria 17, Prishtinë

Me 24.06 në ora 18:00, Rezidenca 17 ju fton për një muhabet dhe studio të hapun. Tre artistë, tre qasje të ndryshme, një natë e përbashkët në kuadër të rezidencës INFRARED 2025. Arbër Salihu sjell “Smog Waltz”, një instalacion zanor që portretizon ndotjen e ajrit si një partner i padukshëm në një vals të ngadaltë. Rea Mehana eksploron marrëdhanien mes njerit dhe gjelbërimit urban përmes hulumtimit “Drunjtë/Njeriu/Simbiozë”. Ndërsa Kreshnik Arifi, në “Echo – Eco Fear”, krijon një peizazh zanor që udhëton nga ruralja në urbane, tu përfaqësu identitetin përmes tingullit të një zile biçiklete. Një mbramje me instalacione, reflektim dhe eksperimentim.

Me lexu: Numri 4 i revistës “Me Diell” / Prishtinë

Revista “Me Diell” e ka mbushë një zbrazëtinë t’madhe sa i përket gazetave dhe revistave të printume në Kosovë. Kjo republika jonë e vockël osht ndoshta shteti i vetëm në botë që sot s’ka gazeta ditore. S’ka as periodik javor e mujor, por “Me Diell” synon që së paku 4 herë në vjet me pru publikut qefin e shfletimit dhe leximit të tekstit në letër, tu pi nëj kafe. Numri i katërt ka dalë në shitje dhe ju fton për sesion të slow reading, si ilaq për quick browsing të portaleve. Ka recenzione librash, rekomandime venash kosovare, reportage nga Gjakova e Peja, dedikim të posaçëm artit të Gani Llalloshit, shtojcë poetike të Mimoza Ahmetit me ilustrime të Rina Metës. Revistën e gjeni në Dukagjin dhe Soma.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me lexu: Promovimi i libri “Memoir 5/5” i Ismail Myrseli / Pi.Night, Prishtinë

Ismail Muesli osht një hulumtues arti dhe aktivist edhe po e boton një libër intrigues. Sipas autorit “mas një viti të gjatë e të ombël të hulumtimit edhe eksplorimit të mënyrave tjera të rrëfimit të nje historie ose shumë historish” e ka bo një libër, apo një art book etnomuzikologjik, të titullum ”Memoir 5/5”.
Hajdeni të mërkurën e datës 25 me e marrë një kopje të librit në lokalin Pi.Night, e mundeni me nejt edhe për nëj gotë tu dëgju një seleksion muzikor nga Gresa.

Me pa: Ekspozita “Kujtesa e Mesdheut – Nga antikiteti në kohët moderne” / Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, Tiranë

A e dini qysh e kanë thirrë Romakët e vjetër Mesdheun apo Detin Mediteran? “Mare Nostrum” apo “Deti jonë”. Mesdheu osht edhe i shqiptarëve, e Tirana sivjet osht Qyteti Mesdhetar i Kulturës, prandaj edhe krejt viti osht i mbushun me ngjarje kulturore dedikum “detit tonë”. Javën e kalime Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë e ka çel ekspozitën “Kujtesa e Mesdheut – Nga antikiteti në kohët moderne”, për me ekspozu për publikun e gjanë libra, dorëshkrime, harta të vjetra e gravura mes viteve 1300-1900, duke dëshmu bukurinë e marrëdhënieve e kulturave të ndryshme, por që i bashkon diçka e madhe; MESDHEU. Ekspozita osht e shtrume në ambientet e Bibliotekës Kombëtare dhe nëse jeni n’Tiranë, bonjani një vizitë!

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me pa: Turne vizituese filmash “Anibar on tour” / Lokacione të ndryshme, Kosovë & Shqipëri

Anibari, festivali kryesor i filmave të vizatum në këtë anë të Ballkanit mbahet me 14 korrik në Pejë ama organizatorët kanë vendosë mu largu për pak nga Peja, për me ardhë drejt publikut ne qytete tjera me filma të përzgjedhun dhe atmosferë të mirë në disa nga hapësirat më të dashura kulturore në rajon. Datat dhe vendet ku po lëviz “Anibari on tour”: 23 qershor në Prishtinë te Fondacioni 17; me 25 qershor në Prizren te Destill; me 26 qershor në Tiranë te Villa 31 e Art Explora; me 28 qershor në Jalë te Wave; me 30 qershor në Mitrovicë te 7 Arte; masnej prapë: me 2 korrik në Prishtinë te Pi.Night dhe 8 korrik në Tiranë, te Soma Vinyl Station te Piramida. Krejt ngjarjet fillojnë në 8:30.

Me lujt: Loja me letra arti “Kush jam unë” / Galeria Kombëtare, Prishtinë

Përpara kemi lujt me lojna tavoline si Monopoly e Risk, po tash diapazonit të zbavitjes lozonjare rreth tavolinës i shtohet një lojë e re, e prodhume nga vetë Galeria Kombëtare, si version i lojës së famshme “Kush jam unë”. Kjo lojë osht një kuiz i përshtatur në formë loje, që përmban vepra të artistëve të cilët janë pjesë e koleksionit të Galerisë Kombëtare të Kosovë, përmes së cilës pjesëmarrësit argëtohen dhe njëkohësisht mësojnë për artin kosovar. Kjo lojë po lansohet me 20 qershor nga ora 11 deri 14:00 në Galeri, që ju mu argëtu së bashku me familjen, shoqninë dhe kolegët. Autorë janë Arif Muharremi, ekspert lojnash tavoline i cili është ideatori i lojës, dhe Jetë Dobranja, dizajnere.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me lexu & festu: Hapja e Librarisë konceptuale K2.0

Kosovo 2.0 e feston ditëlindjen e 15-të dhe krejt janë të ftum. Më 27 qershor, prej orës 18.00, ndeja kryesore osht në hapësirat e K2.0 për ta shënu, festu por edhe me lexu, sepse K2.0 po e hapë librarinë konceptuale me botime të pavaruna nga Kosova dhe rajoni, të mbledhuna në një vend të vetëm. Përveç botimeve dhe produkteve tjera të K2.0, mundeni me shfrytëzu edhe revista, libra artistikë dhe botime tjera.

Me lexu e me debatu: “Lexojmë Martin Camaj” / Soma Vinyl Station, Tiranë

Ky lexim përkon me një ngjarje të randësishme kalendarike, ditlindjen e një prej figurave ma domethanëse për letërsinë moderne shqiptare: Martin Camaj. Më 24 qershor, prej orës 19:30 fansat e Martinit jon ftu te Soma Vinyl Station për një rrugëtim në letërsinë e Camajt, me lexu e diskutu mbi veprimtarinë e tij. Organizatorët po ashtu kanë mu u përqëndru në randësinë e skenës së diasporës shqiptare të para viteve 90-të me fokus në letërkëmbimin midis Martin Camajt dhe Arshi Pipës. Zhegu mundet mu sfidu edhe me poezi.

Marrë nga Suzanne Podcast/Katror.info

TAGGED:artetdiskutimeekspozitaKatrori ytmuzikaRevistaSuzanne Podcasttophome1

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Riola Xhemaili ftohet nga Zvicra për Evropian
Artikulli i ardhshëm Njësia A5 e Termocentralit Kosova A rikthehet në funksion pas sanimeve teknike

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Katrori YT

Katror: 3 vite dëshmi që e mira ka vend në media

42 Shikime
Katrori YT

Ju që synoni pozitën dhe ju që doni me mbet’ në opozitë – nuk kemi vend të dytë!!!

71 Shikime
Katrori YT

Gjuhësi, rock & metal e ekspozita – Rekomandimet e Suzanne Podcast për këtë javë!

32 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?