Në Muzeun e Mitrovicës, sonte nga ora 19:00 hapet ekspozita “TESTAMENT”, e kuruar nga Eliza Hoxha, me fotograf Arben Llapashticën.
Sipas njoftimit, kjo ekspozitë është një rrëfim vizual i identitetit, rezistencës dhe suksesit të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë.
Organizuar nga Organizata “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians”, kjo ngjarje e veçantë artistike gërsheton të kaluarën me të tashmen, dhe sjell portretet dhe historitë e 20 profesionistëve nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, të cilët përmes talentit dhe përkushtimit të tyre vazhdojnë të sfidojnë paragjykimet dhe të kontribuojnë për një shoqëri më të barabartë.
Ky aktivitet është i një rëndësie të veçantë për të reflektuar dhe promovuar rëndësinë e diversitetit dhe barazisë. /Katror.info
Përgatiti:
