Kënëgtarja, Elhaida Dani ka lansuar projektin e ri muzikor “Vetja”.
“Vetja” vjen në mesin e gjithë angazhimeve profesionale të këngëtares, përfshirë edhe pjesëmarrjen e saj në “Dancing With The Stars Albania”.
Elhaida është komplimentuar vazhdimisht për zërin e saj të veçantë.
Disa nga ndjekësit i kanë kërkuar t’i hyjë garës edhe për ta përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision në edicionet e radhës.
Sa i përket DWTSAlbania, ajo garon në krahë me Ledianin, me të cilin së fundmi e bën publike lidhjen e dashurisë./Katror.info