Rok grupi i mirënjohur shqiptar Elita 5 ka publikuar këngën më të re.
“Natën e mirë” titullohet kënga e grupit dhe vjen pas një kohe që prej ai solli projekt për publikun.
Teksti është shkruar nga Fatmir Muja, ndërsa kënga është paraqitur edhe me videoklip.
Grupi i ka dhënë falënderim të veçantë Filarmonisë së Shkupit që është bërë pjesë e këngës.
Në anën tjetër, adhuruesit e grupit kanë mirëpritur këtë këngë e në veçanti bashkëpunimin me Filarominë, që i ka dhënë dimension tjetër këngës./Katror.info