Eno Peçi është balerini i parë shqiptar që ka performuar në Koncertin e Filharmonisë së Vjenës, koncert ky që transmetohet çdo vit më 1 janar. Performancat e tij gjithnjë kanë qenë të vlerësuara nga kritikë të teatrove më prestigjioze, dhe pikërisht këtë balerin dhe koreograf të përmasave të mëdha botërore e keni rastin ta shihni për së afërmi, më 7 dhjetor, në ora 20:00 në Teatrin ODA.
Eno Peçi vjen në edicionin e shtatë të mbrëmjes artistike “Ta zbardhi ftyrën” që organizohet tash e shtatë vjet nga gazeta online për art dhe kulturë KultPlus./Katror.info