katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    NATO: Ballkani Perëndimor mbetet lart në agjendën e Aleancës
    16 minutes ago
    Rita Ora vjen në Ohër më 1 gusht 2026
    23 minutes ago
    “Arrethyësi” vjen në Prishtinë me balet madhështor në akull
    25 minutes ago
    AMC organizon tryezë të rrumbullakët mbi menaxhimin e IST-ve
    1 hour ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    Nga 170 në 300 euro, rritet subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në Kosovë
    4 minutes ago
    Nis takimi trilateral Shqipëri–Kroaci–Kosovë për thellimin e bashkëpunimit ushtarak
    10 minutes ago
    “Arrethyësi” vjen në Prishtinë me balet madhështor në akull
    25 minutes ago
    Aeroporti i Prishtinës i pari në rajon dhe i shtati në Evropë për rritjen e pasagjerëve
    58 minutes ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    20 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    23 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Enver Kosumi, laureat i Çmimit për Demokraci 2024 i ndarë nga KCSF
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Enver Kosumi, laureat i Çmimit për Demokraci 2024 i ndarë nga KCSF

Last updated: 10/06/2025 5:48 PM
119 Shikime
Shpërndaje
  1. katror.info>
  2. Lajme të mira>
  3. Enver Kosumi, laureat i Çmimit për Demokraci 2024 i ndarë nga KCSF

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) i ndau sot Çmimin për Demokraci 2024, Enver Kosumi, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në demokratizimin e shoqërisë kosovare.

Në vitin 2024, z. Kosumi, një aktivist i përkushtuar nga Ferizaj, i cili prej më shumë se dy dekadash është angazhuar për të drejtat dhe përmirësimin e jetës së personave me aftësi të kufizuara, ishte forca kryesore shtytëse për themelimin e qendrës së parë për qëndrim ditor për persona me aftësi të kufizuara në Ferizaj, një arritje historike për komunën dhe një shembull frymëzimi për gjithë vendin.

Ai arriti të mobilizojë me sukses institucionet publike, qytetarët, diasporën dhe bizneset lokale, duke siguruar mbështetjen financiare dhe morale për ndërtimin e kësaj qendre jetike.

Mundesh me e lexu edhe...

Nga 170 në 300 euro, rritet subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në Kosovë

Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimit, Dren Puka, drejtor ekzekutiv i KCSF-së ka theksuar se përmes Çmimit për Demokraci, synohet të jepet një mesazh i fortë dhe një jehonë publike për aktivizmin qytetar.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Ka punë të palodhur. Ka angazhim të sinqertë. Ka iniciativa të shoqërisë civile që e prekin jetën e qytetarëve më thellë dhe më kuptimshëm sesa çdo vendim politik. Këto janë veprime që nuk kërkojnë pushtet, por vullnet. Nuk synojnë protagonizëm, por ndryshim. Dhe mbi të gjitha, frymëzojnë!”, ka shtuar ndër të tjera Puka.

Me këtë rast, ambasadori i Suedisë në Kosovë z.Jonas Westerlund, ka theksuar se zëri i personave me aftësi të kufizuara duhet të dëgjohet në forume të ndryshme dhe se qeveritë, shoqëria civile dhe kompanitë munden dhe duhen të punojnë së bashku për të përmirësuar mbrojtjen sociale në shoqëri.

“Jam i lumtur që po marr pjesë në Çmimin për Demokraci, të mbajtur në Ferizaj, ku po zhvillohen iniciativa të shkëlqyera për personat me aftësi të kufizuara. Nevojiten individë frymëzues për të përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve në Kosovë dhe në botë”, ka shtuar ndër të tjera ai.

Ndërkaq në fjalën e saj të rastit, udhëheqësja e Programit për Bashkëpunim në Ambasadën e Zvicrës në Kosovë Beate Katja Elsässer, ka theksuar rëndësinë e fuqizimit të shoqërisë civile në kohë sfidash demokratike dhe polarizimi të thelluar.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Përfshirja e qytetarëve është edhe më e rëndësishme në një kohë kur rënia e standardeve demokratike dhe polarizimi nuk janë vetëm trende globale, por sfida të prekshme edhe në kontekstin tonë. Shoqëria civile në Kosovë ka treguar forcë përballë këtyre trysnive, por mbetet e nevojshme mbështetja e mëtejshme për të përfshirë zëra të rinj, për të arritur komunitete të margjinalizuara dhe për të mbrojtur hapësirën qytetare”, tha ajo.

Laureati i Çmimit për Demokraci 2024, z.Enver Kosumi, potencoi se ky çmim është dëshmi se kur njerëzit bashkohen me qëllim të pastër dhe me zemër të madhe, ndryshimi ndodh dhe jo vetëm në letër, por sipas tij, në jetën e përditshme të atyre që më së shumti kanë nevojë.

“Çmimi për Demokraci që kemi marrë sot nuk është vetëm një trofe apo një njohje formale. Ky është një çmim që flet, flet për një rrugëtim të gjatë, të mbushur me sfida, sakrifica dhe ëndrra të mëdha. Ai mban brenda vetes zërin e çdo fëmije dhe të rrituri me aftësi të kufizuara që ka gjetur përkrahje në qendrën tonë, shpresën e çdo prindi që më në fund ndjehet i përfshirë, dhe përkushtimin e palëkundur të çdo anëtari të stafit që çdo ditë punon me zemër të hapur”, ka theksuar Kosumi.

Ky çmim tashmë tradicional ka për qëllim të vlerësojë kontributet e individëve, nismave të paregjistruara dhe të organizatave jo-qeveritare në fusha të ndryshme, që janë rezultat i mobilizimit të komunitetit dhe angazhimit të qytetarëve, guximit intelektual ose arritjeve të theksuara, dhe që kanë kontribuar në demokratizimin e shoqërisë kosovare përmes punës dhe përkushtimit të tyre.

Çmimi për Demokraci është pjesë e programit EJA Kosovë, program ky i KCSF-së për përkrahje të shoqërisë civile që bashkë-financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Suedia. /EO /Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:çmim per demokraci 2024Lajme te miralaureattop1Tophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Studentët e Fakultetit të Arteve me ekspozitë protestojnë kundër abuzimit digjital të fotografive dhe videove
Artikulli i ardhshëm Sa ujë i duhet një papagalli dhe si ta kuptoni nëse është i dehidratuar?

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Nis takimi trilateral Shqipëri–Kroaci–Kosovë për thellimin e bashkëpunimit ushtarak

4 Shikime
LajmeLajme të mira

“Arrethyësi” vjen në Prishtinë me balet madhështor në akull

6 Shikime
Lajme të mira

Aeroporti i Prishtinës i pari në rajon dhe i shtati në Evropë për rritjen e pasagjerëve

5 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?