Era Istrefi para disa ditësh njoftoi se është në prag të publikimit të këngës më të re. Në një postim në rrjetet sociale, këngëtarja ka bërë të ditur se të enjten sjell projektin më të ri muzikor, të titulluar “Idiot”.
“Idiot’ nesër, 5 pm. E di që s’jeni gati”, shkroi ajo përkrah disa fotove e videos ku ka treguar një veshje nga videoklipi, me një kostum me pika shumëngjyrëshe.
Disa ditë më parë, në një tjetër postim, Era ka vendosur si diçiturë disa rreshta kënge, të cilat duken se i përkasin projektit të ri.
Kanga u shkrua nga vetë artistja, kurse melodia u bë nga Era në bashkëpunim me Claydee.