Peshëngritësi shqiptar, Erkand Qerimaj ka arritur të sigurojë pikët e nevojshme për të qenë pjesë e Lojërave Olimpike “Paris 2024”.
Në Kampionatin “Grand Prix II” që po zhvillohet në Doha të Katarit, Qerimaj garoi këtë të shtunë, ku dhe siguroi pikët.
Erkandi garoi në kategorinë 81kg dhe arriti vendin e katërt në stilin e shkëputjes me 153kg, stilin e shtytjes me 183kg si dhe në dygarësh 336kg në total./Katror.info