katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
    5 hours ago
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
    5 hours ago
    Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako
    5 hours ago
    Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbashkët digjitale
    12 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    14 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    14 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    14 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    14 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    4 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    10 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    14 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Ervina Halili: Çfarë po ndodh me Rilindjen?
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Ervina Halili: Çfarë po ndodh me Rilindjen?

Last updated: 14/11/2025 9:41 AM
110 Shikime
Shpërndaje
Foto: hani2roberteve.com
  1. katror.info>
  2. Lajme>
  3. Ervina Halili: Çfarë po ndodh me Rilindjen?

Shkruan: Ervina Halili- Shkrimtare, hulumtuese dhe studiuese e letërsisë

Arkivi-Rilindja, një nismë arkivo-muzeale virtuale që ka tentuar të projektojë rrugëtimin e ndërmarrjes Rilindja ndër vite, u lançua në vitin 2019. Një nismë e kahmotshme, që për shumë vite ka mbledhur materiale të nevojshme, intervista dhe çdo gjë tjetër në formë teksti e figure, me synimin për të evokuar tek institucionet përgjegjëse të kulturës, shkencës dhe trashëgimisë nevojën për mbrojtjen e kësaj pasurie kombëtare.

Deri para vitit 2019, ndërmarrjes Rilindja, që do të duhej të ishte me prioritet nën mbështetje shtetërore, i janë shitur makinat me çmim skrapi (makina që patjetër duhej t’i blinte e t’i ruante shteti si asete muzeale), i është marrë hapësira dhe i është tjetërsuar, i janë përvetësuar materialet nga individë privatë, janë keqtrajtuar gazetat e librat.

Mundesh me e lexu edhe...

Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako

Unë, si aktiviste e mbledhjes së këtyre materialeve (të cilat ende i ruaj në kushte shtëpie, me kapacitet krejtësisht vullnetar), si insistuese në rikthimin e debatit mbi Rilindjen dhe si hulumtuese e pasionuar e historikut të saj, kam qenë e bindur se pas gjithë këtyre përpjekjeve, të cilave iu bashkuan edhe shumë hulumtues e aktivistë, Rilindja do ta kishte një hapësirë të merituar për dokumentimin e rrugëtimit të saj intelektual.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

E kam përjetuar dhimbshëm faktin që ndërtesa 18-katëshe e Rilindjes është zhveshur nga identiteti i saj, duke iu shkatërruar biblioteka e pasur që kishte në njërin nga katet, dhe duke iu rinovuar çdo zyrë për t’u rifunksionalizuar në diçka krejt tjetër. Megjithatë, disi, e kam arsyetuar këtë rifunksionalizim me varfërinë që kemi për objekte funksionale.

Por nuk arrij ta arsyetoj, e as ta përtyp faktin që hapësira e shtypshkronjës Rilindja, e cila deri para vitit 2019 ishte ende e mbushur me makinat që u vinte era vaj motorrik, me dollapët metalikë të ish-punonjësve të mbushur me sende e postera, me tavolinat e punës që mbanin ende vulën e Rilindjes, është zhdukur papritmas, ndërsa hapësira është rimodeluar, duke u larguar makinat një e nga një. Makina që shërbenin si aksesorë tërheqës për dashamirët e ndejave që paguanin bileta të shtrenjta për tifozllëkun ndaj DJ-ve me pedigre ndërkombëtare dhe të droguar e të dehur kërcenin mbi to duke derdhur të vjellat e alkoolit të lirë që ua turbullonte zorrët. 

I jam gëzuar faktit që një pjesë shumë e vogël e kësaj hapësireje, në krahasim me pjesën e “uzurpuar”, arriti të mbrohej përkohësisht falë zërit tonë dhe mbështetjes së Manifestës në Prishtinë. Kam dërguar disa modele se si mund të shfrytëzohej ajo hapësirë, sado e vogël, për të dokumentuar shtypin e Kosovës nga viti 1945, i cili, me automatizëm do të mund ta rrëfente çdo lëvizje intelektuale e çdo përpjekje, e madje edhe mungesën e përpjekjeve politike të popullit të Kosovës.

Qysh herët, janë krijuar grupe të ndryshme interesi për atë copë hapësire. Të gjitha thirreshin në emër të shpëtimit të saj, por secili grup, në mënyrën e vet, dëshironte ta shfrytëzonte emrin e Rilindjes për të arsyetuar kërkesën për hapësirën. Lufta për atë hapësirë, nga grupe të caktuara interesi, përfshirë edhe artistë e intelektualë, ishte po aq e padinjitetshme sa vetë procesi i venitjes në heshtje të Rilindjes pas luftës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Pikëpamja ime, që hapësira t’i dedikohej dokumentimit të plotë të Rilindjes, përmes shndërrimit në një qendër dokumentimi – si minimum etik i ruajtjes së trashëgimisë – shpesh etiketohej si pikëpamje konservatore dhe jashtë kohe. Në diskutime të shumta, ku shpesh merrja pjesë me ndjesi ankthi, tentohej që hapësira të rifunksionalizohej, Rilindja të përdorej gjithsesi si emër, por të ishte ombrellë multifunlsionale dhe ndoshta vetëm një kënd i vogël të ruante ndonjë material që do ta përmendte shkurtimisht se ajo hapësirë kishte qenë dikur shtypshkronjë, sikur të ishte shktypshkonjë e lagjes. 

Me këtë pikëpamje “konzervatore” që kisha, sepse njeriu i dashuruar në konzervimin e trashëgimisë, të tillë mbase edhe duhet ta ketë pikëpamjen, ndjeja thellë se po shfrytëzojmë politika të gabuara dhe tejet të rrezikshme, që në një plan më afatgjatë do të na kushtojnë shumë thellë në identitetin tonë kolektiv. Fatkeqsisht, ndoshta pa qëllimin tonë, ne po bëjmë një mbivendosje të kujtesës, një mbishkrim të narrativave dhe ky fenomen është shkencërisht i njohur në praktikat e politikave që në mënyrë shumë diplomatike konstruktojnë një narrativë të re shumë më atraktive për kohën, “community based” në mënyrë që ta lënë nën hije një trashëgimi por duke mos e tretur tërësisht, përkundrazi duke ia shfrytëzuar reputacionin e namin që mbart në kujtesën kolektive aktuale. Kujtojmë vetë Paul Connerton (How Societies Remember, 1989), sipas të cilit, shoqëritë nuk harrojnë rastësisht, ato strukturojnë harresën për të krijuar rend të ri simbolik. Kështu, ndërtimi i një institucioni të ri mbi një hapësirë simbolike të vjetër është një akt i harresës së organizuar: harresa bëhet mekanizëm i pushtetit. 

A ka ndodhur pikërisht kjo kur është miratuar që Muzeu i Artit Bashkëkohor të vendoset në hapësirën e Rilindjes? Në draftin shumëfaqësh të projektit të formimit të këtij muzeu, Rilindja përmendet vetëm në një paragraf të shkurtër sa për sy e faqe. Ajo që ende nuk e kam të qartë është nëse këto politika janë ushtruar nga fodullëku, injoranca apo janë të qëllimshme? – A kemi vallë ndonjë strategji se si duam ta përfytyrojmë veten si Kosovë përmes kujtesës kulturore në plan më të gjerë e më afatgjatë për brezat që po vijnë? – sepse ndër të tjera, ky është tharrmi i politikave kulturore. Sa për mendimin tim “konzeravtiv” për këtë muze, dorën në zemër e kam vështirë ta kuptoj brenda kontekstit të një vendi si Kosova që nuk ka arritur të krijojë as bazën e konzervimit dhe projektimit të trashëgimisë së artit në Kosovë, nuk ka një narrativë të qartë të projektimit të kujtesës kolektive. Ne nuk kemi as edhe një muze të artit në Kosovë, as të pas Luftës së Dytë Botërore, atij Soc-Realist (1940-1950), as të modernizmit që njihej këndej pari si modernizëm jugollav (1960 – 1970), as të Neo-Avangardës së vitave 80-ta, e as atij të 90-tave që është vit shumë atipik për vazhdimin e rrymave të artit në Kosovë. Duke krijuar një muze të artit bashkëkohor, si ombrellë qëndrore, institucion qëndror i cili do t’i ngërthente pa fokus e narrativë të vazhdueshme edhe disa rryma e periudha të tjera përfshirë këtu Rilindjen (që ka domen krejt tjetër trashëgues) po ushtrojmë një politikë tepër të gabueshme të improvizimeve kulturore, besa edhe sharlatane. Në kontekstin e Kosovës, ku kultura institucionale është ende në rindërtim pas traumës së luftës dhe shpërbërjes së Jugosllavisë, themelimi i një Muzeu të Artit Bashkëkohor pa një muze kombëtar të artit, nënkupton një përpjekje për të afirmuar identitetin shtetëror përmes të resë, duke e lënë të kaluarën nën hije, vetëm në kujtesë emrash dhe kujtesë simbolike. Kujtesa simbolike nuk është kujtesë shpirtërore, ajo nuk e trashëgon ndjesinë e përkatësisë te brezat që vijnë, ajo nuk e trashëgon vazhdimësinë. Brezat që po vijnë do të hasin në një krizë shumë të thellë të identitetit duke mos kuptuar vazhdimësinë e tyre sociale e kulturore. Në këtë kuptim, muzeu i artit bashkëkohor nuk është vetëm një institucion, por një mekanizëm për prodhimin e një identiteti të ri kulturor, të shkëputur nga kontinuitetet që nuk i shërbejnë diskursit të tanishëm politik. Është hap tejet i gabueshëm i politikave të kulturës të cilat duhet të tregohen shumë syhapur për të mos favorizuar asnjë interes pa prioritizuar kujtesën kombëtare përmes kulturës, element thelbësor jo vetëm i trashëgimisë sociale por edhe psikoligjike. Këtu, shoh një vetëdije shumë të varfër institucionale për trashëgiminë dhe një eufori të skajshme të individëve dhe organizatave përfituese të fondeve e subvencioneve të cilët nuk e kanë vetëdijen e vazhdimësisë, dhe nuk e kuptojnë as sa e rëndësishme është për ta mbajtur gjallë edhe vetë të renë. E reja le të ndërtohet pasi ta kemi forcuar mirë kujtesën e së vjetrës. Pra, Kosova paraqitet si e re, dinamike, kreative, evropiane, ndërkohë që hesht historitë e kompleksitetit dhe të ndërthurjeve që e kanë formuar. Ky është një akt selektiv i kujtesës, që mund të shihet si politikë e harresës përmes modernitetit dhe interesave të përkohshme.

Ky artikull është publikuar në www.katror.info si mbështetje për platformen e kritikes artistike Hani i dy Robertëve

TAGGED:Ervina HaliliHani i 2 RoberteveRilindjatop3

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Sot mbahet Forumi i Sektorit të Ushqimit
Artikulli i ardhshëm KFOR-i falënderon Holandën për kontributin në sigurinë e Kosovës

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00

7 Shikime
Lajme

Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!

6 Shikime
Lajme

Nis takimi për seancën konstituive

27 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?