Platforma e turizmit Big 7 Travel publikoi së fundmi listën e saj vjetore të 50 plazheve më të mira në botë.
Faktorët sipas të cilëve kanë përpiluar listën janë flamuri i kaltër, popullariteti i plazhit në rrjetet sociale dhe përshtypjet e redaksisë, shkruan Katror.info.

Ata vendosën White Beach në Filipine në vend të parë, të cilin e përshkruajnë si një “perlë të paprishur” që mburret me “karriget e pritjes, rërën dhe ujin e pastër kristal”.

Vendin e dytë në këtë listë e ka zënë plazhi Cabo San Juan në Kolumbi, ndërsa në vendin e tretë është plazhi Jalousie në Saint Lucia.

Kendwa në Zanzibar, Whitehaven Beach në Australi, Anse Source d’Argent në Seychelles, Navagio Beach në bregdetin e Zakynthos, Lang Co Beach në Vietnam dhe Hyams Beach në Australi ishin gjithashtu në mesin e dhjetë plazheve më të mira në këtë listë.
Pjesë e kësaj liste ishte edhe njëri nga plazhet e bukura të Shqipërisë. Plazhi i Gjipesë u rëndit në vendin e 22, si një nga destinacionet më të bukura në botë./Katror.info
