katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    10 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    10 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    10 months ago
    Postimet e fundit
    KQZ mban mbledhjen e radhës, ja rendi i ditës
    5 minutes ago
    Moti sot me diell, temperatura deri në 33°C
    3 hours ago
    Votuesit jashtë Kosovës, regjistrimi përfundon më 29 gusht
    20 hours ago
    Domatja vendore, produkti bujqësor surprizues i verës së sivjetshme
    20 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kur u shpall kampion i Serbisë ekipi i femrave të Kosovës? – Fillet e basketbollit kosovar
    1 minute ago
    Vjosa Çerkini – një çikë Kosove që thyen kufijtë në gazetari e film
    2 hours ago
    Luledielli sfidon thatësinë, fermerët presin rendiment rekord këtë vit
    3 hours ago
    Kosova shkëlqen në Sarajevo Film Festival me katër filma në garë zyrtare
    22 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Dua Lipa zgjedh “This House Of Grief” të Helen Garner për leximin e muajit gusht
    2 hours ago
    Mehdi Mulaj shpallet “Ambasador i Paqes” nga Federata Universale e Paqes
    20 hours ago
    Angelina Jolie mohon zërat për një libër kujtimesh
    22 hours ago
    “Eurovisioni 2026” cakton qytetin nikoqir
    22 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    2 hours ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    1 day ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    1 week ago
    U deshën vetëm 24 orë ankesash që OpenAI të fillojë rikthimin e modelit të vjetër
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Shumë kanë problem të konsumojnë shalqirin me fara, a janë vërtetë të rrezikshme për shëndetin?
    7 days ago
    Kjo është arsyeja pse të gjithë po shtojnë limon në ujë gjatë verës – përfitimet do t’ju befasojnë!
    7 days ago
    Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni sheqerin vetëm për dy javë?
    1 week ago
    11 Receta të shijshme me fara chia që duhet t’i provoni!
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    “Skyscanner”: Cilat janë plazhet më të bukura në Shqipëri?
    1 day ago
    Mbi 1.3 milion vizitorë në Muzeun Historik dhe atë Etnografik të Krujës
    3 days ago
    Veriu që të rrëmben shpirtin: Bajram Curri dhe magjia e Valbonës
    1 week ago
    “Onufri” një nga destinacionet e preferuara nga turistët në Berat
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Eugjen Gargjola, violinisti shqiptar me famë ndërkombëtare
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Eugjen Gargjola, violinisti shqiptar me famë ndërkombëtare

Last updated: 15/03/2024 3:12 PM
151 Shikime
Shpërndaje
Foto: Radio Shqip

Profilet e personaliteteve në diasporë, në fusha të ndryshme, po shtohen dita e ditës bashk me sukseset e të tyre që i arrijnë në shtetet ku ata jetojnë.

Bëhet fjalë për Eugjen Gargjola, i cili është violinist i njohur shkodran që prej vitesh jeton dhe punon në Mantova të Italisë.

Ai emigroi në Itali në moshën 15-vjeçare, ku vijoi studimet për violinë në Konservatorin e Mantovës. Eugjeni ka shëtitur për të luajtur në violinë në 28 shtete të botës, duke fituar eksperienca të reja, por dhe emocione nga publiku i huaj.

Mundesh me e lexu edhe…

“Unë vij nga një familje muzikantësh, të cilët më kanë adresuar te kjo rrugë. Gjyshi im Ndoc Shllaku ka qenë violinist i mirënjohur dhe profesor i shkollës së muzikës në Shkodër, spala e orkestrës së Teatrit Migjeni. Kur ishte opera e parë “Mrika” e Prenk Jakovës, aty fillova leksionet e para në moshën katër vjeçare.  Siç duket kanë dalluar te unë një talent dhe u dashurova me muzikën në përgjithësi, kryesisht me violinën sepse gjyshi më transmetoi dhe dashurinë për këtë rrymë kaq të bukur, që e gëzon jetën personale të muzikantit por dhe të tjerëve”, shpehet Gargjola.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Foto: Radio Shqip. Eugjen Gargjola me kompozitorin e famshem Enio Moricone (Foto personale)

Gjithashtu ai ka bashkëpunuar me emra të njohur të muzikës në botë, si kompozitorin e famshëm, Enio Moricone dhe Luçiano Pavaroti. Gargjola ka luajtur drejtpërdrejt si solist në emisionin “Pinocchio” të televizionit RAI 2.

“U regjistrova në konservatorin e Mantovës, ku jetoj akoma sot. Studimet e mia në Shkodër përsa i përket nivelit ishin sinqerisht të larta, sepse shkolla e muzikës ishte shumë serioze në ato vite. Kontakti me profesorët këtu ishte shumë pozitiv dhe unë vazhdova studimet me nota shumë të mira deri në arritjen e diplomës të konservatorit në vitin 1998. Kam marrë notën 10 me lavdërime  dhe ishte hera e parë që kjo notë jepej  me shumë emocion. Kjo nuk do të thotë se unë atë ditë arrita maksimumin, por përkundrazi ajo ishte fillimi i karrierës, sepse në vitet në vazhdim jam impenjuar edhe më shumë”, shprehet tutje Gargjola.

Foto: Radio Shqip

Aktualisht punon si profesor i muzikës në liceun muzikor të Mantovës.

“Para 20 viteve kam bërë një audicion me orkestën e kompozitorit të mirënjohur të muzikës së filmave Ennio Moricone. Fitova konkursin dhe punova me të disa muaj në disa koncerte. Ka qenë një eksperiencë shumë pozitive për mua. Gjithashtu kam luajtur me Luciano Pavarotin në koncertin e tij të madh në Mantova, ku u njohëm dhe kam punuar me të dhe tre vite të tjera në vazhdim nëpër turne të ndryshme. Këta janë muzikantët që njihen më shumë në botë. Kam luajtur dhe muzikë të lehtë te “Pavaroti and friends”, ku pjesëmarrës ishte i famshmi Xhorxh Majkëll dhe grupi “Deep Purple”. Eksperienca ime muzikore në këto vite nuk është përqëndruar vetëm te muzika klasike, sepse kam përqafuar dhe rryma të tjera siç është muzika xhaz, gjithnjë të niveleve të mirëfillta”, tregon violinsiti shkodran.

Në pyetjen se a e viziton Shqipërinë shpesh dhe a e merr malli për vendlindjen, violinsti u shpreh se ka pasur raste edhe kur ka dhënë kontribut në fushën e kulturës në Shkodër.

“Kur kam ikur në vitet e para kisha një mall shumë të madh, gati ekstrem për vendin tim, ku mendoja se një ditë do të kthehem për të dhënë kontributin tim ose të bashkëjetoj me shokët e dikurshëm. Unë praktikisht kam organizuar para disa viteve festivalin e muzikës moderne në Shkodër, kam patur kontakte me qytetin e Shkodrës. Një ditë realizova ëndrrën time, që ishte të kthehem. Fitova konkursin për të punuar si profesor në konservatorin e Shkodrës kur u hap para disa viteve, por ai konservator u mbyll pas një viti  dhe unë mbeta pa këtë rol në Shkodër. Pastaj kam punuar në Bashkinë e Shkodrës si drejtor i kulturës, ku  organizova koncerte të ndryshme. Ndërkohë që në një moment me ndryshimin e kryetarit të bashkisë u mbyllën shumë rrugë, dhe vendosa të rikthehem në Itali. Aktualisht punoj si profesor në liceun muzikor të Mantovës”, përfundon Gargjola./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Një ‘koleksion i harruar’ zbulohet në një garazh në Kaliforni – Ferrari, BMW dhe Ford GT me kilometrazh minimal
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    “Eurovisioni 2026” cakton qytetin nikoqir
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Inteligjenca artificiale po hap një kapitull të ri në sfidat e sigurisë!
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Zhegrova arrin marrëveshje me Juventusin, pagë 2.5 milionë euro në vit
TAGGED:Eugen Gargjolafama nderkombetareItalilajme të miratop3TophomeViolonist i Famshem

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Pesë filmat më të mirë të vitit 2023 që nuk u nominuan për Oscar
Artikulli i ardhshëm Shqiptari Kaltrin Murati fiton çmimin “Polici i vitit” në Vjenë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të miraSporti n'Katror

Kur u shpall kampion i Serbisë ekipi i femrave të Kosovës? – Fillet e basketbollit kosovar

Lajme të mira

Vjosa Çerkini – një çikë Kosove që thyen kufijtë në gazetari e film

17 Shikime
Lajme të mira

Luledielli sfidon thatësinë, fermerët presin rendiment rekord këtë vit

3 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?