Kursi i këmbimit Euro – Lek shënoi një tjetër rritje të fortë ditën e enjte.
Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye në vlerën e 104.87 lekëve, në rritje me 2.65 lekë krahasuar me ditën e djeshme dhe me 4.38 lekë krahasuar me minimumin historik prej 100.49 lekëve që u arriti të enjten e kaluar.
Agjentët e tregut shprehen se të gjitha bankat tregtare kanë dalë në blerje të valutës, duke shtuar kërkesën dhe duke e rritur kursin me ritme të larta. Ekspertët besojnë se kjo situatë është tipike e kërkesave në vlera të mëdha nga klientë korporativë. Bankat po blejnë valutë për të përmbushur këtë kërkesë ose për të mbyllur pozicionet nga shitjet në vlera të mëdha të realizuara.
Sipas informacioneve nga tregu, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka blerë rreth 30 milionë euro, në funksion të nevojave për importin e energjisë./Ekonomiaonline /Katror.info
Përgatiti:
