Është mbajtur mbrëmjen e së martës ceremonia e 80-të e çmimeve Golden Globe, ku u shpall edhe lista e fituesve.
“The Banshees of Inisherin” ka fituar tre çmime të mëdha në ceremoninë në Los Angeles. Filmi mori çmimet “best musical or comedy film”, “best screenplay”, si edhe “best comedy actor”, për aktorin irlandez Colin Farrell.
“Nuk e prisja që filmat e mi të kenë kaq shumë audiencë. Ishte një surprizë e madhe për mua”, tha Farrell. Filmi autobiografik i Steven Spielberg, ‘The Fabelmans’, ishte gjithashtu një nga fituesit e mëdhenj, duke fituar çmimin si filmi më i mirë dramatik
Komedia ‘Abbott Elementary’ dhe komedia satirike ‘The White Lotus’ ishin ndër fituesit e tjerë.
Edhe pse ka pasur shumë polemika se këtë vit aktorët dhe regjizorët do të qëndronin larg Golden Globe, në fakt nuk ndodhi kështu. Shumica prej tyre ishin aty për të tërhequr çmimet.
Spielberg u shpall regjisori më i mirë për filmin ‘The Fabelmans’. Cate Blanchett mori çmimin si aktorja më e mirë e dramës për interpretimin e saj në Tar, por nuk ishte e pranishme për të marrë çmimin.
Fituesit e tjerë që nuk ishin në ceremoni përfshinin Kevin Costner dhe Zendaya, të cilët fituan çmimin si aktorët më të mirë për dramën “Euphoria”.
Jerrod Carmichael ishte prezantuesi i mbrëmjes dhe e nisi me një monolog ceremoninë e 80-të të Golden Globes.
“Unë jam Jerrod Carmichael dhe jua them unë pse jam sot këtu. Jam sepse jam me ngjyrë. Këtë ia thashë edhe Stephen Hills, producentit të këtij viti të spektaklit. Ai më tha “Jo, arsyeja pse po të marrë ty është sepse ti je një nga më të talentuarit e kohës”.
Po Stephen është për vete me ngjyrë. Ç’do thoshte tjetër? Edhe vitin e kaluar e dini pse s’pati Golden Globes? Se kishte vdekur George Floyd dhe s’kishte kush ta prezantonte”, tha Jerrod.
Dhe ishte pikërisht kjo pjesë që e bëri audiencën të komentonte fjalimin pa vend të Carmichael./Katror.info