Shkojmë me nji kangë ritmike për me ndreq ditën, javën e mujin 🙂
- “Nah Neh Nah” është një kangë nga grupi belg Vaya Con Dios.
- Kanga u publikua në vitin 1990 si single i parë nga albumi i dytë në studio i grupit, Night Owls.
- Videoklipi përfshin vetëm një pamje e vetme.
- Zhanri i kangës ka elemente të Gipsy Jazz, Blues, Folk Blues, Folk Music.
- Kanga u shkrua nga Dirk Schoufs, Dani Klein, Una Balfe ndërsa si producentë kishte Dani Klein, Dirk Schoufs
Kënga është ri-krijua nga DJ italian Rico Bernasconi në vitin 2010, dhe nga dyshja gjermane Milk & Sugar në 2011.
Nëpër vendet e Evropës kanga u rradhit kryesisht në vendet e para, si Holandë, Gjermani e Belgjikë.
Në fund të vitit 2010, dyshja gjermane Milk & Sugar kur publikoi versionin remix të këngës, u bë një hit i top 10 në Austri, Belgjikë, Republikën Çeke, Gjermani, Holandë, Sllovaki dhe Zvicër.
Kanga në Youtube sot numëron mbi 86 milion klikime.
Dëgjim t’këndshëm e shpresojmë që sadopak ta kemi nisë ditën mbarë 😊 / Katror.info