Klubi gjigant italian Juventus ka uruar në gjuhën shqipe futbollistin e Kosovës Edon Zhegrova.
“Fat të mbarë, Edon!”, ka shkruar “Zonja e Vjetër” në shqip.
“Me kombëtaren e Kosovës, lojtari më i ri i Bianconerëve do të marrë pjesë në kualifikueset e Kupës së Botës”, shkruan gjiganti italian në “Facebook”.
Juventusi zyrtarizoi firmën me Edon Zhegrovën deri në vitin 2030 në muajin shtator.
Kujtojmë, përballja mes Kosovës dhe Sllovenisë zhvillohet sonte në “Fadil Vokrri” duke filluar nga ora 20:45. /Katror.info