Fatoni është pjesë e ekipit të Bibliotekës Mbretërore të Suedisë (KB) që ka zhvilluar të ashtuquajturin “KB-Whisper”, një model i avancuar i inteligjencës artificiale, i trajnuar me 50,000 orë të të folurit suedisht, ka njoftuar Ambasada e Kosovës në Suedisë, shkruan Katror.info.
Sipas amabasadës, ky projekt inovativ po bën revolucion në transkriptimin e të folurit në tekst, duke përmirësuar qasjen, titrat dhe kërkimet shkencore në Suedi.

“Suksesi i Fatonit është një shembull frymëzues i potencialit të madh të të rinjve tanë, të cilët, përmes talentit dhe përkushtimit, po lënë gjurmë në arenën ndërkombëtare,” ka shkruar Ambasada, duke shpërndarë një artikull të mediumit Dagens Nyheter.
KB-Whisper bazohet në modelin Whisper të OpenAI. Sipas Leonora Vesterbacka, falë sasisë së madhe të të dhënave në suedisht – të disponueshme përmes misionit të bibliotekës për të mbledhur dhe ruajtur gjithçka që publikohet në Suedi, nga librat dhe gazetat te filmat, TV dhe radioja – programi është më superior se homologu i tij amerikan.
“Ende do të ketë disa shembuj të sikletshëm, por ne jemi siguruar të rrisim ndjeshëm nivelin”, thotë Leonora Vesterbacka. /Katror.info
Përgatiti:
