Faza e grupeve në kampionatin FIBA U16 Women’s EuroBasket, Division C 2025 po vazhdon sot me ndeshjet e ditës së dytë, të cilat po zhvillohen në palestrën sportive “Karagaç” në Pejë.
Ekipi i Kosovës U16 për vajza do të zbresë në parket në ndeshjen e fundit të ditës, ku do të përballet me Moldavinë në orën 20:30.
Kjo ngjarje ndërkombëtare po zhvillohet nga data 8 deri më 13 korrik 2025, duke sjellë në Pejë ekipe të reja të basketbollit nga vende të ndryshme të Evropës.
Programi i plotë i ndeshjeve të ditës së sotme është si vijon:
- 13:00 – Armenia vs Qipro
- 15:30– Shqipëria vs Malta
- 18:00 – Gjibraltari vs Gjeorgjia
- 20:30 – Moldavia vs Kosova
FIBA U16 Women’s EuroBasket është një platformë e rëndësishme për zhvillimin e talenteve të reja në basketbollin evropian, ndërsa pjesëmarrja e Kosovës në këtë turne vlerësohet si hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të sportit të femrave në vend. /Katror.info
Përgatiti:
