Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) së bashku me ekspertët e FIBA-s është duke organizuar Punëtorinë treditore për hartimin e Planit të ri Strategjik 2026-2030, që do të përcaktojë drejtimin e ardhshëm të zhvillimit të basketbollit në Kosovë, njofton FBK.
Në ditën e parë është diskutuar për Objektivat dhe Qëllimet e Planit Strategjik.
Punëtoria do të vazhdojë edhe në dy ditët e ardhshme, ku do të diskutohet gjithashtu Zhvillimi i Talenteve, Planifikimi i Veprimit dhe Planet e Veprimit, Monitorimi dhe Komunikimi.
Në Punëtori po ligjërojnë ekspertët e FIBA-s: Nour Amri, Guillermo Calvo, Maeve Buckley, Michal Jezdik, Reïna Kotto-Ekambi dhe Radmila Turner, në kuadër të Programit FIBA PLUS, që synon të fuqizojë federatat kombëtare dhe të mbështesë zhvillimin e qëndrueshëm të basketbollit në mbarë botën.
Ky është bashkëpunimi i dytë mes FBK-së dhe FIBA-s në hartimin e planit strategjik për basketbollin e Kosovës, pasi hera e parë u zhvillua në vitin 2020, kur u hartua Plani Strategjik 2021-2025, që shërbeu si bazë për transformimin dhe forcimin e strukturave të basketbollit në vend./Katror.info









