Federata Aeronautike e Kosovës ka bërë të ditur se do të fillojë garat “paragliding accuracy”.
Ata kanë bërë të ditur se çmimi kryesor i kësaj gare do të jetë një mijë euro.
“Bëhuni gati për një ngjarje emocionuese 7-ditore të mbushur me emocione ajrore! Pika kryesore e javës është gara jonë e prezicionit me paraglide. Shijoni gjithashtu emocionet e garave me drone, garat me paramotor dhe shumë më tepër. Bashkohuni me ne për një javë me aventura në qiell!”, ka shkruar Federata në “Facebook”.
Tutje bëhet e ditur se ngjarja do të fillojë më 26 maj dhe do të përfundoj më 2 qershor./Katror.info