Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka festuar Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve në ambientet e Presidencës, duke organizuar një aktivitet plot gëzim, muzikë dhe buzëqeshje.
“Sot festuam Ditën e Fëmijëve në Presidencë me muzikë, buzëqeshje dhe shumë dashuri! Fëmijët nga të gjitha komunitetet na kujtuan se e ardhmja është më e bukur kur jemi bashkë,” ka deklaruar Osmani përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan Katror.info.
Ky aktivitet simbolik nënvizon përkushtimin institucional për të mbështetur të drejtat e fëmijëve dhe për të promovuar një shoqëri gjithëpërfshirëse, ku çdo fëmijë – pa dallim etnie apo përkatësie – ndjehet i pranuar, i mbrojtur dhe i dashur./Katror.info