Në kuadër të kampanjës “Ajri jonë, jo i KEK-ut”, e ideuar nga fëmijët e Environmental Children Assembly (ECA) dhe Asambleja Komunale e Fëmijëve (AKF), si pjesë e iniciativës Generation Hope, gjatë javës së kaluar u zhvillua një vizitë tek Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK).
Gjatë vizitës, fëmijët patën mundësinë të mësojnë më shumë për Rrjetin e Monitorimit të Cilësisë së Ajrit në Kosovë, si dhe për procesin e përpunimit dhe raportimit të të dhënave mbi cilësinë e ajrit, të cilat merren në kohë reale nga stacionet automatike të shpërndara nëpër komunat e Kosovës.
Po ashtu, ata panë nga afër një prej stacioneve automatike të vendosura në oborrin e Institutit, së bashku me pajisjet e tjera që përdoren për monitorimin e ajrit.
Fëmijët dhe organizatorët falënderuan Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës dhe përfaqësuesit institucional për mikpritjen, bashkëpunimin dhe gatishmërinë për t’u takuar me fëmijët.
Kjo vizitë synon të nxisë ndërgjegjësimin e të rinjve për mbrojtjen e mjedisit dhe rëndësinë e monitorimit të cilësisë së ajrit në vend./Katror.info











