Përvjetori i 26-të i Çlirimit të Kosovës u shënua në mënyrë të veçantë në Ferizaj, ku pingpongistët e rinj zhvilluan një turne sportiv në Palestrën e SHFMU “Astrit Bytyçi”, shkruan Katror.info.
Turneu përfshiu garues të moshave të reja në tri kategori: U9, U13 dhe U17, duke sjellë emocione dhe konkurrencë të fortë sportive.
Në kategorinë U9 për vajza, vendin e parë e fitoi Zana Bllaca, pasuar nga Morea Azizi dhe Suela Smajli. Ndër djemtë e kësaj grup-moshe, triumfoi Arijon Krasniqi, me Uvejs Kryeziun në vendin e dytë, ndërsa Doar Krasniqi dhe Aron Azizi ndanë vendin e tretë.
Në kategorinë U13, Sara Hoxha u shpall fituese mes vajzave, me Lira Hashanin të dytën dhe Leana Hallaqin bashkë me Zana Bllacën në vendin e tretë. Te djemtë, Imran Duraki dominoi një konkurrencë të fortë duke u renditur i pari, para Olti Behlulit, ndërsa Ajan Vranofci dhe Ubejd Idrizi ndanë vendin e tretë.
Në konkurrencën e vajzave U17, Taibe Ruli e mbrojti me sukses titullin nga viti i kaluar, duke lënë pas Jona Hashanin dhe Anisa Domanikun me Tuana Gacaferin në pozitën e tretë.
Kategoria më e populluar ishte ajo e djemve U17, me 41 pjesëmarrës. Më i miri doli Ibrahim Maloku, ndërsa kampioni i vitit të kaluar Akil Mahmuti u rendit i dyti. Arti Karabaxhaku dhe Ron Kolloni ndanë vendin e tretë./Katror.info