Organizata LIZA-R ka shpallur një thirrje për aplikim për fermerët dhe bujqit e Zonës së Anamoravës, duke ofruar Sera Bujqësore me qëllim rritjen e prodhimit bujqësor dhe forcimin e ekonomisë familjare.
Programi u drejtohet banorëve të komunave Gjilan, Viti, Kamenicë, Partesh, Ranillug dhe Klokot, të cilët posedojnë tokë të përshtatshme për kultivim. Prioritet u jepet familjeve me të ardhura të ulëta, familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, fermerëve të rinj, grave fermere, personave nga zonat rurale të thella dhe nënave vetë-ushqyese.
Aplikantët duhet të dorëzojnë letërnjoftimin, vërtetimin nga komuna për vendbanimin dhe dokumente që dëshmojnë kriteret e përparësisë. Afati i fundit për aplikim është më 10 shtator 2025, ndërsa dokumentet dërgohen në email-in: [email protected]. Përfituesit finalë do t’i dorëzojnë ato edhe fizikisht në zyrat e organizatës.
Programi përfshin një monitorim trevjeçar për të siguruar përdorimin efektiv dhe të qëndrueshëm të serave. Ky iniciativë mundësohet falë donacionit të partnerëve IHH Nederland, të cilët mbështesin zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë në Kosovë./Katror.info