Festivali FemArt ka publikuar detaje të reja lidhur me datat se kur do zhvillohet edicioni i 12-të i këtij festivali.
Përmes një njoftimi në Facebook në faqen zyrtare të këtij festivali është bërë e ditur se nga datat 25-30 shtator do zhvillohet edicioni i 12-të i Festivalit FemArt, raporton Katror.info.
“Bashkë, le ta bëjmë edicionin e 12-të të FemArt një festë të paharrueshme të krijimtarisë dhe fuqizimit”, thuhet në njoftim.
Ndërsa në njoftim tjetër, janë shpërndarë fotografi nga edicionet e mëhershme të këtij Festivali që atë kohë po mbahej me tematikën Femme Fatale.
FemArt vitin e kaluar është zhvilluar me tematikën “Kalle Tutën” ndërsa për këtë vit pritet që të zbulohen edhe detaje të tjera.
FemArt është festival që mbledh artiste dhe aktiviste feministe nga e mbarë bota në Kosovë./Katror.info