Ashtu siç ndodh çdo fillim viti, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka organizuar ceremoninë tradicionale për ndarjen e stemave të FIFA-s për gjyqtarët meshkuj dhe femra për vitin 2025.
Ceremonia e përvitshme u mbajt me pjesëmarrjen e gjyqtarëve dhe asistentëve të nderuar, si dhe të personaliteteve të rëndësishme nga bota e futbollit. Të pranishëm ishin presidenti i FFK-së, Agim Ademi, dhe kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve të Kosovës, Përparim Hasani.
Në fjalën e tij, presidenti Ademi vlerësoi angazhimin dhe profesionalizmin e gjyqtarëve kosovarë, si në kampionatin vendor, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Ai kërkoi që ata të vazhdojnë punën e tyre me përkushtim dhe vëmendje të shtuar, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së standardeve të larta në gjykimin e ndeshjeve.
Përgjatë kësaj ceremonie, u shpallën emrat e gjyqtarëve që kanë marrë stemën prestigjioze të FIFA-s për vitin 2025, një arritje e madhe që vjen si rezultat i punës dhe angazhimit të përhershëm të tyre në rritjen e nivelit të futbollit kosovar.
Gjyqtarët kryesorë:
Visar Kastrati
Genc Nuza
Mervan Bejtullahu
Rita Vehapi
Asistentët:
Fatlum Berisha
Bujar Selimaj
Besnik Morina
Lumturije Muhadri
Edmond Zeqiri
Fatlum Sekiraqa
Granit Hyseni
Arbnor Bullatovci
Fitore Govori
VAR:
Genc Nuza
Visar Kastrati
Gjyqtarë të futsallit:
Florentina Kallaba
Besar Beqiri
Besart Ismajli.
/Katror.info