katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
    9 hours ago
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
    9 hours ago
    Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako
    9 hours ago
    Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbashkët digjitale
    16 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    18 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    18 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    18 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    19 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    15 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    18 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Filharmonia e Kosovës këtë vit shënon 25-vjetorin me 50 aktivitete
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Filharmonia e Kosovës këtë vit shënon 25-vjetorin me 50 aktivitete

Last updated: 07/01/2025 11:42 AM
258 Shikime
Shpërndaje
Foto: Filharmonia e Kosoves / Facebook
  1. katror.info>
  2. Lajme të mira>
  3. Filharmonia e Kosovës këtë vit shënon 25-vjetorin me 50 aktivitete

Filharmonia e Kosovës sivjet numëron 25 vjet prej kur është themeluar si trashëgimtare e Orkestrës Simfonike të atij që ishte Radiotelevizioni i Prishtinës. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Filharmonisë së Kosovës, Dardan Selimaj, ka treguar se janari i vitit 2025 do të jetë një muaj me aktivitete të shumta. Kori dhe Orkestra do të fillojnë përgatitjet për vitin 2025 që nga 8 janari. Ndryshe, ky vit ka të planifikuara 50 aktivitete të shtrira në 12 muaj. Premierat e prezantimet jashtë vendit janë po ashtu pjesë e programit të institucionit qiraxhi, shkruan KOHA.

Filharmonia e Kosovës synon që këtë vit të jetë adresë e një numri të madh koncertesh të cilat pos anës përmbajtjesore, do të kenë edhe simbolikat e veta. Ky vit përkon me 25-vjetorin e themelimit të institucionit më të latë muzikor në vend. Po ashtu 2025-ta ka edhe një tjetër simbolikë, atë 50-vjetorit të themelimit të Orkestrës Simfonike të Radiotelevizionit të Prishtinës. Realisht kjo Orkestër qe baza e muzikës klasike në Kosovë. 

Orkestra Simfonike e Radiotelevizionit të Prishtinës, e cila u themelua në vitin 1975, ishte një pikënisje e rëndësishme për institucionalizimin e muzikës simfonike në Kosovë. Krijimi i saj shënoi një epokë të re në promovimin e kulturës muzikore, duke ofruar një platformë për interpretimin dhe krijimin e veprave madhore, si dhe për formimin e brezave të rinj të artistëve. Megjithëse formacione muzikore të karakterit simfonik kanë ekzistuar edhe para këtij viti, konsiderohet se themelimi i orkestrës simbolizoi konsolidimin e muzikës klasike si një komponent thelbësor i identitetit kulturor të vendit.
Filharmonia e Kosovës, si trashëgimtare e drejtpërdrejtë e këtij institucioni, ka vazhduar misionin, duke e zhvilluar dhe pasuruar më tej peizazhin muzikor të vendit. Përgjatë këtyre dy dekadave e gjysmë, Filharmonia është bërë sinonim i cilësisë dhe përkushtimit, duke mbledhur artistët më të spikatur dhe duke prezantuar para publikut kosovar dhe atij ndërkombëtar një repertor të gjerë, që përfshin kryevepra të muzikës klasike dhe bashkëkohore.

Mundesh me e lexu edhe...

A mund të ngrihet ujëvara e Niagara-së?

Në këtë vit të rëndësishëm, Filharmonia do të kujdeset për të festuar dhe nderuar këtë trashëgimi të pasur nëpërmjet një sërë koncertesh jubilare dhe aktiviteteve që synojnë të rikujtojnë historinë, të afirmojnë të tashmen dhe të frymëzojnë të ardhmen e muzikës klasike në vend. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Filharmonisë së Kosovës, Dardan Selimaj ka treguar se janari i vitit 2025 do të jetë një muaj me aktivitete të shumta. Kori dhe Orkestra do të fillojnë përgatitjet për vitin 2025 që nga 8 janari. Ndryshe ky vit ka të planifikuara 50 aktivitete të shtrira në 12 muaj. Më 17 dhe 31 janar 2025, Orkestra e Filharmonisë do të mbajë dy koncerte në Atelienë e Pallatit të Rinisë.
“Koncerti i parë do të drejtohet nga dirigjenti italian, Jacopo Sipari di Pescaseroli, i cili do të debutojë me orkestrën, dhe si soliste do të paraqitet violinistja Abigeila Voshtina me interpretimin e Koncertit për violinë nr. 1 të Max Bruch.  Koncerti i dytë, nën drejtimin e dirigjentit Dario Salvi, dirigjenti i parë mysafir për sezonin 2024/2025, do të sjellë yllin botëror të flautit Andrea Griminelli, i cili, përveç interpretimit të Koncertit për flaut nr. 1 të Mozartit, do të performojë edhe me flautisten e njohur kosovare Venera Mehmetagaj-Kajtazi”, ka thënë Selimaj.

Ai ka treguar se shkurti do të sjellë koncertin e përvitshëm të pavarësisë,  koncert i cili do të përfshijë disa vepra premierë. Nën drejtimin e Baki Jasharit, në këtë koncert do të interpretohet vepra “Suitë Ilire” nga Mark Kaçinari, e orkestruar nga Kristë Lekaj, duke shënuar edhe 90-vjetorin e lindjes së kompozitorit Kaçinari. Gjithashtu, në program janë edhe dy premiera të autorëve kosovarë: Koncerti për piano dhe orkestër nga Blond Krasniqi, me solist pianistin nga Maqedonia e Veriut, Shkëlzen Baftijari, dhe kantata “I miri i motrës” për mexosoprano, kor dhe orkestër, me soliste mexosopranon kosovare që jeton në Vjenë, Flaka Gorancin. Gjithashtu pjesë e programit të koncertit të Pavarësisë do të jenë edhe fragmente nga “Krijimi” i Joseph Haydn, me solistët sopranon Kaltrina Miftari, tenorin Rizah Jahaj dhe baritonin Shaban Behramaj. 

“Fundi i shkurtit do ta gjejë Orkestrën me një koncert kryesisht me vepra të kompozitorëve shqiptarë nga Kosova, nën drejtimin e zviceranit Antoine Marguier. Koncerti i 28 shkurtit do të jetë ai që Filharmonia e Kosovës do të prezantohet në sallën e madhe të ‘CasinoBern’, në kryeqytetin e Zvicrës. Aktualisht, Orkestra ka të konfirmuar edhe një koncert në Valeta të Maltës, në fund të tetorit 2025, ndërsa janë në përgatitje prezantime në Sofje e Romë” ka thënë Selimaj. 

Sipas tij, ia vlen të veçohet se pas tre vjetësh, më 19 dhe 20 qershor, do të rikthehet “Carmina Burana” e Carl Orff, me një produksion të ri. Kësaj radhe, kryeveprës do t’i shtohet madhështia përmes bashkëpunimit me Baletin Kombëtar të Kosovës dhe efekteve vizuale që do ta plotësojnë këtë interpretimin. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Veprat e Beethovenit do të zënë një vend të rëndësishëm gjatë vitit, kjo edhe për shkak të 255-vjetorit të këtij gjeniu. Përveç rikthimit të Simfonisë së 9-të dhe Fantazisë Korale, një nga koncertet e veçanta do të jetë interpretimi i të gjitha pesë koncerteve që Beethoveni i ka shkruar për orkestër dhe piano brenda një mbrëmjeje koncertale”, ka thënë Selimaj.

Sipas tij, institucioni këtë vit do të bashkëpunojnë me dirigjentë dhe solistë të spikatur. Disa nga dirigjentët që do të bashkëpunojnë me Filharmoninë janë Marco Crispo, Gregory Charette, Jörn Boysen, Marcio da Silva, Aurélien Azan Zielinski, e Peter Valentovič. Kurse solistët e pranishëm do të jenë violinistja Lisa Kerob, violinisti Altin Tafilaj, Maximilian Haft e pianistja Sofya Gulyak.

“Jemi jashtëzakonisht të lumtur që në 25-vjetorin e Filharmonisë së Kosovës, kemi nderin ta sjellim interpretimin premierë në Kosovë të oratoriumit të përmasave të mëdha ‘Homagium Matri Teresiae’ nga kompozitori Mendi Mengjiqi”, ka thënë Selimaj. 

Por tash e gati 25 vjet ky institucion s’ka sallë që plotëson kushtet elementare për prova e as për koncerte. Ka qenë dhe mbetet institucion qiraxhi. Me gjithë shpenzimet, hapësirat që i ofrohen s’kanë kushte për muzikë klasike. E shteti s’ka zgjidhje e as afat për ndonjë zgjidhje, siç ngjan edhe me Baletin Kombëtar të Kosovës e edhe ansamblin kombëtar të këngëve dhe valleve “Shota”, sa ui përket koncerteve./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    KQZ certifikon rezultatin zgjedhor: Cilët janë hapat e radhës?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    New York nderon Kosovën – Senati miraton rezolutë për 18-vjetorin e Pavarësisë
TAGGED:25 vjetori50 aktiviteteKorilajme të miraorkestratop3

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Energjia elektrike në Evropë arriti nivelin më të pastër ndonjëherë në 2024
Artikulli i ardhshëm ”House of Kosova” për herë të parë në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë

5 Shikime
Lajme

Basha mbledh krerët e partive sot

9 Shikime
Lajme të mira

Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut

52 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?