Nga 11 deri më 13 shkurt, në Prizren po mbahet FIBA Kampi për gjyqtarët potencial të basketbollit, një ngjarje kyçe për zhvillimin dhe avancimin e gjyqtarëve të rinj.
Ky kamp organizohet nga Federata e Basketbollit e Kosovës në bashkëpunim me FIBA Europe, duke u zhvilluar paralelisht me garat e Final 8 të Kupës së Kosovës për Ligën e Parë dhe Final 4 të Kupës së Femrave.
Në kamp po marrin pjesë 9 gjyqtarë nga Evropa, përfshirë tre nga Kosova, të cilët përfitojnë nga ligjëratat dhe përvoja e instruktorëve të njohur të FIBA-s, duke avancuar aftësitë e tyre në fushën e arbitrazhit të basketbollit./Katror.info










