Filmi kosovar me regji të Mirak Zymberaj, “Sofra e Varrit”, po vazhdon të shënojë suksese në botë.
Së fundmi, filmi është përzgjedhur të marrë pjesë në festivalin Alexandria në Egjipt.
Këtë e ka bërë të ditur vetë autori i filmit Mentor Zymberaj.
“Sofra e Varrit në një konkurrencë të madhe përzgjidhet në mesin e 20 filmave ndërkombëtar të merrë pjesë në Festivalin Alexandria Short Film Festival, Egjipt”, ka shkruar ai.
Filmi “Sofra e Varrit” përshkruan historinë e Kosovës në vitet 1999-2000./Katror.info