Kemi arritur në fund të Kupës së Botës në Katar.
Ka mbetur vetëm finalja, në të cilën do të garojnë skuadrat e Argjentinës dhe Francës.

Është e sigurt që na pret një spektakël i vërtetë dhe tashmë dihen shanset për atë ndeshje.
Sipas parashikuesëve dhe specialistëve të basteve, rolin e favoritit e luan Franca, pasi shanset për fitoren e “Gjelave” janë 2.70 , kurse triumfi i Argjentinës është 2.75. Koeficienti në një barazim është 3.15.
Finalja e Botërorit është caktuar të dielën në orën 16:00. Kujtojmë, në gjysmëfinale të Kupës së Botës, Argjentina mundi Kroacinë, ndërsa Franca mundi Marokun./Katror.info
