Anëtari i skuadrës Austria Wien, Fisnik Asllani është futbollisti më i ri i Kombëtares së Kosovës në futboll.
Asllani është prezantuar në gala mbrëmjen e Federatë së Futbollit të Kosovës “Laureatët 2023”, njofton Klankosova.tv.
Ai është ngjitur në skenë bashkë me përfaqësuesin e FFK-së në Gjermani, Fekmi Kongjeli, derisa atij ia ka dhuruar fanellën dardane presidenti i FFK-së, Agim Ademi.
“Jam shumë i lumtur që më është ofruar mundësia të luaj për Kosovën. Falënderoj familjen time që gjithmonë ka qenë afër meje, falënderoj edhe Fekmi Kongjelin dhe Agim Ademin”, ka theksuar Fisnik Asllani. /Katror.info
Përgatiti:
