Më 25 dhjetor, publiku në Prishtinë do të ketë mundësinë të ndjekë një shfaqje unike të stand-up komedisë nga Fisnik Çerkini, në KlanArena.
Me temën “Shpesh gabim dhe asnjëherë i saktë”, Çerkini premton një natë të mbushur me humor satirik.
Shfaqja do të përfshijë histori dhe situata nga përditshmëria, duke ofruar një kombinim të të qeshurave dhe reflektimeve sociale.
Për të rezervuar bileta, kontaktoni në numrat: +383 48 190 199 ose +383 49 190 018.
Ky event është pjesë e përpjekjeve për ta bërë humorin një mjet komunikimi dhe pasqyrimi të thellë të realitetit kosovar.
Çerkini, i njohur për themelimin e platformës satirike CoolnFresh, ka ndërtuar një reputacion për analizën e tij humoristike të realitetit shoqëror në Kosovë.
Ai përdor humorin jo për të nënçmuar, por për të sfiduar autoritetet dhe për të nxjerrë në pah sfidat e përditshme, një qasje që e ka bërë të njohur në skenën lokale të komedisë. /Katror.info
Përgatiti:
