Fitore Gashi ka ndërmarrë një hap inovativ për mirëqenien mendore, duke krijuar një aplikacion të dedikuar për frymëmarrje, relaksim dhe qetësi mendore në gjuhën shqipe.
I quajtur “Një Sy Gjumë”, ky aplikacion synon të mbushë boshllëkun që ekziston në tregun shqiptar për aplikacione të këtij lloji.
”Si shumë njerëz, edhe unë jam përballur me stresin, ankthin dhe gjithmonë kam përdorur aplikacione për frymëmarrje dhe relaksim. Gjatë kësaj eksperience, kuptova se ka një mungesë të theksuar të këtyre aplikacioneve në gjuhën shqipe”, ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook.
E frymëzuar nga përvoja personale me stresin dhe ankthin, si dhe përdorimi i aplikacioneve të ngjashme në gjuhë të tjera, Fitore Gashi ka vërejtur mungesën e një platforme të tillë në shqip dhe ka vendosur ta ndërtojë vetë.
”Pikërisht për këtë arsye vendosa të zhvilloj “Një Sy Gjumë” – një aplikacion të dedikuar për frymëmarrje, relaksim dhe mirëqenie mendore në gjuhën shqipe”, shton ajo.
Aplikacioni, aktualisht është në fazën e zhvillimit dhe mund ta shkarkoni në App Store.
Ky aplikacion ofron funksione të avancuara për frymëmarrje dhe relaksim, për të cilën Fitore Gashi ka deklaruar se do të jetë plotësisht falas dhe pa reklama, duke theksuar se mirëqenia duhet të jetë e qasshme për të gjithë. /Katror.info
Përgatiti:
