Një lajm i jashtëzakonshëm nga Meksika: axolotli, një amfibie që konsiderohet si një nga krijesat më të çuditshme dhe të rrezikuara në botë, po kthehet në habitatin e tij natyror!

Pasi 18 individë të rritur në laborator u liruan në kënetat e restauruara të Xochimilco-s, të gjithë mbijetuan, fituan peshë dhe madje u panë duke formuar “miqësi” mes tyre, sipas radios ndjekëse që mbanin. Ky është një hap i madh për ringjalljen e një specieje që dikur konsiderohej si pasardhës i “Zotit të zjarrit” nga Aztekët.

“Është një rezultat i mrekullueshëm,” tha Dr. Alejandra Ramos për BBC. “Nëse arrijmë të rikthejmë këtë habitat dhe të rikthejmë popullatën e axolotlit në një qytet me mbi 20 milionë banorë, ndjej se kemi ende shpresë për njerëzimin,” tha Dr. Zambrano, përcjell Katror.info.
Ky projekt u realizua falë bashkëpunimit me fermerë lokalë dhe vullnetarë që ndihmuan në krijimin e kënetave dhe sistemit natyror të filtrimit të ujit.

Axolotli, i njohur për aftësinë e tij për të rigjeneruar çdo pjesë të trupit, është simbol i trashëgimisë meksikane dhe tashmë një shpresë e re për ruajtjen e biodiversitetit në qytetet e mëdha./Katror.info
