Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) ka shpallur Konkursin Kombëtar për Shkollat Fillore të Mesme të Ulëta, me temën “Ide të ndritshme për një të ardhme të gjelbër”, duke ftuar nxënësit nga e gjithë Kosova të prezantojnë idetë e tyre kreative për ruajtjen e energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit.
Ky konkurs synon të nxisë ndërgjegjësimin e brezave të rinj për rëndësinë e efiçiencës së energjisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm, përmes ideve, projekteve apo vizioneve inovative që kontribuojnë në ndërtimin e një të ardhme më të pastër e më të gjelbër.
Për më shumë informacione mbi kriteret e pjesëmarrjes dhe mënyrën e aplikimit, të interesuarit mund të vizitojnë faqen zyrtare të FKEE-së në seksionin Njoftime/Thirrje Publike: https://fkee-rks.net/thirrjet-publike/.
/Katror.info