Për dy ditë me radhë, Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) ka zhvilluar një punëtori planifikuese me fokus në përmirësimin e strukturave, proceseve dhe kapaciteteve institucionale për programet aktuale dhe të ardhshme në fushën e Efiçiencës së Energjisë (EE) dhe Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë (RES), shkruan Katror.info.
Punëtoria u organizua me mbështetjen e GIZ Kosovo, me qëllim të forcimit të kapaciteteve të FKEE-së për të realizuar projektet që pritet të fillojnë së shpejti, duke synuar gjithashtu zgjerimin e mëtejmë të fushëveprimit të institucionit.
FKEE thekson përkushtimin e saj për përmirësimin e efiçiencës së energjisë në vend, duke vlerësuar partneritetet strategjike si thelbësore për realizimin e objektivave afatgjata në sektorin e energjisë./Katror.info