Drejtori Menaxhues i Fondit për Eficiencë të Energjisë (FKEE), Driton Hetemi, dhe Drejtori i Operacioneve, Petrit Ahmeti, përfaqësuan Kosovën në Vjenë në eventin e Bankës Botërore “Technical Deep Dive on Energy Efficiency and Resilience in the Built Environment”.
Gjatë aktivitetit, FKEE prezantoi arritjet e saj, duke theksuar modernizimin e mbi 100 ndërtesave publike dhe mbështetjen e mijëra familjeve, me ndikim të qëndrueshëm social, ekonomik dhe mjedisor. Modeli i FKEE-së u vlerësua si i replikueshëm në vende të tjera dhe si një institucion që udhëheq tranzicionin energjetik të Kosovës.
Fondacioni shprehu mirënjohje për partnerët dhe kolegët nga dhjetëra vende, duke e konsideruar këtë një javë inspiruese për mësim dhe shkëmbim të eksperiencave ndërkombëtare./Katror.info











