Florian Dushi është emëruar nënkryetar i Komunës së Prishtinës nga kryetari Përparim Rama. Ai do të zëvendësojë Alban Zogajn, i cili fitoi votat për deputet në zgjedhjet e fundit, shkruan Katror.info.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari Rama, duke theksuar kontributin e Dushit dhe rëndësinë e rolit të tij në administratën komunale.
“Me kënaqësi njoftoj se Florian Dushi do të jetë nënkryetar i Komunës së Prishtinës. Kontributi i tij i jashtëzakonshëm ka qenë i padiskutueshëm dhe jam i bindur se do të vazhdojë të jetë i tillë edhe në pozitën e re, ku përfshihen edhe sektorët kyç si Inspektoriati, Shërbimet Publike, Zyra Ligjore dhe Administrata”, thuhet në njoftimin e Ramës.
Sipas tij, Dushi do të fillojë detyrën menjëherë pas përfundimit të procesit zgjedhor qendror./Katror.info