Flamingot çdo vit po shfaqen gjithnjë e më të shumtë në numër edhe në liqenin e Pogradecit, duke tërhequr vëmendjen e vizitorëve.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga spektakli që dhurojnë flamingot duke fluturuar në tufë mbi liqenin e Pogradecit, ku roza e krahëve të tyre përzihet me blunë e ujërave.
Flamingot tashmë janë kthyer në një atraksion për turizmin e vëzhgimit të tyre në habitatet natyrore ku jetojnë.
Flamingot janë shpendë që migrojnë në vendet e ngrohta dhe parapëlqejnë ujëra të kripura dhe të cekëta, ku gjejnë ushqimin e tyre të zgjedhur.
Në Shqipëri habitati i këtij lloji është Laguna e Nartës, Karavastasë, por prej disa vitesh tashmë, flamingot frekuentojnë edhe liqenin e Pogradecit për një periudhë të shkurtër kohore, edhe pse ai nuk përbën habitatin e tyre natyror./ATSH/Katror.info