Dizajnerja e talentuar, Rita Hoxha, do të prezantojë një nga krijimet e saj me të veçanta në tepihun e kuq të Festivalit të Filmit në Cannes, nën firmën e brendit ekskluziv OXA Couture.
Forbes People ka shkruar se përpara se dritat verbuese të Festivalit të Filmit në Kanë të ndriçojnë Rivierën Franceze, Fashion Forward po përgatitet të prezantojë stilistët më të mirë në Festivalin e Filmit në Kanë 2025. Themeluesja e Fashion Forward, Wulan S. Haryono, prezanton një formacion spektakolar stilistësh të haute couture nga Kili, Kosova, Aruba dhe Tailanda për tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë, shkruan Forbes People duke prezantuar nga Kosova Rite Hoxhën.
“Nga Kosova, Rite Hoxha magjeps me një fustan të mrekullueshëm që përzien në mënyrë të përsosur elegancën dhe mjeshtërinë. Dizajni i saj mishëron sofistikimin dhe feminitetin modern. Si themeluese e OXA Couture, rrugëtimi i Rite-s është i rrënjosur në pasion, krijimtari dhe një përkushtim të përjetshëm ndaj artit të modës.”
Koleksioni i saj për Kanën është frymëzuar nga eleganca kinematografike—shkëlqimi i përjetshëm i yjeve të filmit dhe fuqia transformuese e modës në qilimin e kuq. Duke u frymëzuar nga hijeshia e vjetër e Hollivudit dhe estetika avangarde, veprat e saj mishërojnë vetëbesim, rrëfim artistik dhe individualitet, shkruan Forbes./Katror.info