Ford është një tjetër ndër prodhuesit e shumtë të makinave që kohët e fundit kanë vendosur të ndryshojnë identitetin e tyre vizual. Me sa duket, vlerësimet janë se ajo ende duket shumë e vjetëruar dhe e ka të vështirë të përshtatet me teknologjitë e reja digjitale.
Megjithatë, tifozët e markës nuk duhet të shqetësohen sepse logoja e ashtuquajtur “Ovali i kaltër” mbetet i dallueshëm me një font po aq tërheqës.
Ajo që është e re është se vetë shkronjat tani janë më të mëdha, gjë që mundësohet duke thjeshtuar vetë kornizën, pra duke hequr elipsin e brendshëm më të hollë. Gjithashtu, fundi i kromit është hequr dhe zëvendësuar me të bardhën, ndërsa baza ka marrë një nuancë më të errët të ngjyrës së kaltër, shkruan Katror.info.

Dallimet janë të vështira për t’u parë në shikim të parë, dhe për hir të krahasimit në foton më poshtë mund të shihni se si dukej logoja e Ford para korrigjimit të dizajnit.
Vizitorët në panairin e automjeteve në Detroit do të jenë të parët që do ta shohin drejtpërdrejt logon e re./Katror.info